E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Evropë

Rezultati, zhgënjyes për Katalonjën

x
Madhësia e gërmave - +
Partitë nacionaliste në rajonin e pasur verilindor të Katalonias në Spanjë fituan zgjedhjet e djeshme parlamentare, por nuk arritën të fitonin shumicën që do t’u krijonte mundësi të  organizonin një referendum për pavarësinë. Rezultatet zyrtare tregojnë se shumica e vendeve u fituan nga partitë nacionaliste, por aleanca e kryesuar nga presidenti rajonal që mbështet pavarësinë, Artur Mas nuk arriti të siguronte shumicën, duke fituar vetëm 50 vende nga 62 që kishte më parë në parlamentin prej 135 vendesh.
 
Votuesit në rajonin ekonomikisht të fuqishëm të Katalonjës dënuan dje udhëheqësin e tyre, i cili si çështje kryesore të fushatës kishte vënë referendumin për shkëputje nga Spanja.

Presidenti rajonal, Artur Mas kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme si pjesë e luftës për pushtet me kryeministrin Mariano Rajoy. Mosmarrëveshjet mes tyre kanë të bëjnë me kontributin e Katalonjës në buxhetin kombëtar. Por ajo që filloi si një betejë financiare u kthye në një provë të integritetit territorial të Spanjës.
Presidenti Mas i kishte kërkuar elektoratit që t’i jepte atij një shumicë absolute për t’u dhënë përparësi politikave të partisë së tij, përfshirë edhe organizmin e një referendumi për pavarësi.

"Mendoj se ne kemi udhëheqësit që meritojmë, as më pak e as më shumë. Kjo tregon se ne si popull po përpiqemi të mësojnë rreth demokracisë",  thotë Eusebi Garcia, banor i Barcelonës.

Katalonja krijon rreth një të pestën e të ardhurave ekonomike të vendit dhe shumë banorë mendojnë se qeveria qendrore i jep këtij rajoni shumë pak në përgjigje të kontributit të tij.

Katalonjezët kanë thënë gjatë protestave publike në rritje se rajoni i tyre i industrializuar është goditur më rëndë se shumica e rajone ve të tjera të vendit si pasojë e masave të ashpra ekonomike, që synojnë të shmangin nevojën e paketave të ndihmave siç ka ndodhur në Greqi, Irlandë, Portugali dhe Qipro.

"Rezultati nuk më habiti fare. Unë e dija që presidenti Mas do të humbiste dhe kjo ishte fare e qartë. Ky njeri nuk mund të shkaktojë kaq probleme në Katalonjë dhe pastaj të kërkojë pavarësi pasi ka bërë kaq shumë shkurtime dhe ndryshime", thotë Carlos Cardona, një banor tjetër i Barcelonës.

Këto shqetësime ekonomike në rritje i janë shtuar një ndjenje afat-gjatë nacionaliste në Katalonjë, traditat kulturore të së cilës u shtypën ashpër nga diktatura ushtarake e Francisko Frankos.

Megjithatë, shumë njerëz ndjehen si katalonjezë edhe spanjollë dhe i shqetëson ideja e përpjekjeve për të ndarë vendin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive