E hënë, 20 maj, 2013

Lajme

Ehud Barak largohet nga politika

x
Madhësia e gërmave - +
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, po largohet nga politika.

Ai bëri sot të njohur njoftimin e papritur, se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e janarit, por se do të qëndrojë në postin e tij deri në formimin e një qeverie të re.

70-vjeçari Barak, i cili ka qenë kryeministër i Izraelit, tha se e ka lodhur së tepërmi jeta polike dhe se do që të shpenzojë më tepër kohë me familjen e tij. Ai po ashtu tha se dëshironte t’i linte më tepër vend të tjerëve të kenë poste udhëheqëse.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se ai e respekton vendimin  e zotit Barak dhe se vlerëson kontributet e tij në sigurinë e shtetit. Ehud Barak themeloi Partinë e Pavarësisë të qendrës së majtë, pasi u largua nga Partia e Punës në vitin 2011.

Ai u bë një aleat i ngushtë me zotin Netanjahu gjatë viteve të fundit, por marrëdhëniet mes tyre u tensionuan për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me sigurimin e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për strategjinë e Izraelit ndaj Iranit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Kosova fillon javën e tolerancës dhe pajtimit

Në Muzeun e Kosovës, sot u vendos Guri për Paqe, një gjest simbolik i përcjellë nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në gjithë botën.
Më tepër

SHBA sqarojnë se Serbia s'ka juridiksion mbi pasuritë e Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës
Më tepër

Westerwele nxit Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjen

Shefi i politikës së jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwele, tha se proceset integruese të Serbisë dhe Kosovës varen nga përparimi në terren
Më tepër

Siri: Vriten 23 militantë të Hezbollahut

Aktivistët thanë se ata u vranë në luftime për të marrë kontrollin e qytetit Kusair
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive