E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Vlerësohen dëmet e urganit Sandy

Probleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uraganiProbleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uragani
x
Probleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uragani
Probleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uragani
Madhësia e gërmave - +

Dëmtimi nga uragani Sandy që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar do të kushtojë më shumë se 71 miliardë dollarë në tre shtete verilindore - Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha të hënën se dëme nga stuhia arritën 42 miliardë dollarë në të gjithë shtetin. Ai tha se në këtë shumë përfshihen mbi 32 miliardë dollarë të nevojshme për riparime dhe 9 miliardë dollarë për shpenzime parandaluese.

Guvernatori Cuomo tha se shteti i Nju Jorkut do të kërkojë ndihmë federale për të mposhtur këtë fatkeqësi natyrore.

Më herët, kryetari i Bashkisë së qytetit Nju Jork, Michael Bloomberg tha se qyteti pësoi 19 miliard dollarë humbje që lidhen me uraganin Sandy -  shumë e cila është pjesë e vlerësimit të dëmeve në mbarë shtetin.

Uragani Sandy, më 29 tetor, bëri kërdi në qytetin e Nju Jorkut, duke përmbytur shtëpi. trena e tunele të metrosë dhe linja elektrike që la disa pjesë të qytetit në errësirë për shumë ditë.
 
Javën e kaluar, guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha se stuhia shkaktoi më shumë se 24 miliardë dollarë dëme në shtetin e tij.  

Në Konektikat, Guvernatori Dannel Malloy tha se ky shtet ka pësuar më shumë se 360 milionë dëme për bizneset, shtëpitë dhe pronat publike.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive