E enjte, 24 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Roli i Woodrow Wilson në pavarësinë e Shqipërisë

x
Keida Kostreci
Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë.

Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta  një pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur Presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij  prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha.

“Por mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në Evropë, të cilët nuk ishin marrë parasysh në politikën e fuqive të mëdha. Pra ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo”.
        
Në dhjetor të vitit 1918 Presidenti Wilson u nis për në Evropë ku  kaloi pjesën më të madhe të gjashtë muajve të ardhshëm i përfshirë në negociatat e Konferencës së Paqes në Paris. Negociatat për fatin e Shqipërisë, kishin të bënin me synimet për kontrollin e Adriatikut. Territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Por synimet e fqinjëve nuk ishin ndalur aty.

“Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga Britania dhe Franca, me siguri që do të ishte ndarë në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915”.
        
Fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Wilson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë.       

“Disa nga fuqitë e mëdha kishin rënë dakord fshehtas pa dijeninë apo angazhimin e Shteteve të Bashkuara që ta ndanin Shqipërinë dhe Presidenti Wilson kur e mori vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste”, thotë Robert Enholm, Drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Woodrow Wilsonit në Uashington, ku ish-presidenti kaloi vitet pas largimit nga posti".

Për historianin Nikolla Pano, rreziku që i kanosej Shqipërisë ishte synimi i fqinjëve por edhe dobësia e qeverisjes së vendit.  Profesor Pano thotë se në fillim të negociatave, Presidenti Wilson kishte prirjen të bënte disa lëshime.
 “Por ajo që filloi ta bënte Wilsonin të mbështeste gjithnjë e më shumë Shqipërinë, ishte fakti që Greqia dhe sidomos Italia u bënë gjithnjë e më kërkuese”.

Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara - arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë se Presidenti Wilson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve veriorë,  ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të sillte zhdukjen e Shqipërisë.

“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.

“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”.

Shtetet e Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick Williams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër thelbësor në qëndrimin amerikan.
    
"Faktori tjetër që duhet mbajtur parasysh në fillimin e skenarit të mbrojtjes së Shqipërisë, është roli i diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e saj si Faik Konica e sidomos Fan Noli. Faik Konica ishte jashtë vendit gjatë pjesës më të madhe të luftës, por Fan Noli ishte në këtë kohë në Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe njerëz të tjerë të njohur si Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako”.

Kështu mendon edhe zoti Enholm i Shtëpisë Woodrow Wilson.
 
“Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë falë parimit të tij të vetëvendosjes, dhe më konkretisht edhe nga kontaktet me shqiptaro-amerikanët”.
        
Zoti Pano thotë se shqiptarët ndërmorën një fushatë masive propagande për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tërësisë së saj territoriale.

Dy ditë pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta Dielli vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën New York Times. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Trashëgimia e Woodrow Wilsonit është  e ndërlikuar. Disa bëjnë përgjegjëse platformën e tij për shumë nga problemet moderne të Ballkanit, sidomos ato që kanë lidhje me konfliktet e viteve 1990. Por siç thonë historianët, po të mos kishte ndërhyrë Woodrow Wilson, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël se sa është sot.

Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar nga shqiptarët, ndërsa ata festojnë 100 vjetorin e pavarësisë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
27.11.2012 20:05
FALIMINDERIT ISH PRESIDENTIT TE USA Wilson QE RUAJTI PAVARESINE E SHQIPERISE ME SIPERFAQE 28.000 KM2 NE KONFERENCEN E PAQES NE PARIS..FALIMINDERIT AMERIKE..TANI NGELET BASHKIMI I KOMBIT NE SHQIPERINE ETNIKE KU TI BASHKOHEN SHQIPERISE KOSOVA,LUGINA E PRESHEVES,PLAVA DHE GUCIA DHE SHQIPETARET E MAQEDONISE KJO ESHTE E ARITSHME,NDERSA PER CAMERINE DUHET ZGJIDHJE NE RADHE TE PARE GREQIA TE NJOHE GJENOCIDIN E BERE PER CAMERINE,TI JEPET PRONAT CAMEVE DHE GJUHA SHQIP NE NJE KOHE PREJ 10 VJETESH TE BEHET REFERENDUM ME KE DUAN TE RINE ME SHQIPERINE APO ME GREQINE..


nga: Azem nga: Canada
27.11.2012 19:42
GOD Bless America


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
27.11.2012 17:15
Wilson eshte burre shteti me njohje dhe admirim ne te gjithe Boten. Mbrojtja qe ai dhe Amerika i beri çeshtjes shqiptare eshte vendimtare dhe percaktuese. Ne dhe brezat qe do vine i jemi dhe duhet t'i jene mirenjohes popullit dhe politikes amerikane te cilet na kane mbeshetur ne luften tone per liri kombetare. Wilsoni shpetoi Shqiperine nga sakatosja e copetimit perfundimtar ne 1915, Klinton e NATO shpetuan nga shfarosja shqiptaret ne Kosove ne vitin 1999.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
23.07.2014
Emisioni televiziv Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Irak, shtohet ekstremizmi islamik

I dërguari i OKB-së në Irak paralajmëroi se grupi ekstremist islamik ISIL kontrollon rreth një të tretën e vendit dhe se aftësitë e tij ushtarake janë rritur ndjeshëm
Më tepër

Rrëzohen dy avionë luftarakë në Ukrainën lindore

Nuk dihen me saktësi hollësitë, por forcat rebele morën përgjegjësinë për rrëzimin e avionëve.
Më tepër

Minoriteti grek për reformën administrative

Venizelos i telefonon ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati
Më tepër

Përparim i rezervuar në negociatat për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbërriti në Izrael, duke thënë se zyrtarët që po punojnë për arritjen e një armëpushimi
Më tepër

Mbërrijnë në Holandë trupat e viktimave

Dy avionë ushtarakë me trupat e disa prej viktimave të goditjes së avionit malajzian në Ukrainën Lindore, mbërritën në Hollandë, ku qytetarët po mbajnë një zi kombëtare
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
22.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Palestinian relatives of Tawfiq al-Aga, who medics said was killed in Israeli shelling, mourn during his funeral in Khan Younis in the southern Gaza Strip.
  • The G292.0+1.8 supernova remnants are shown in this handout image. In commemoration of the 15th anniversary of NASA's Chandra X-ray Observatory, newly processed images of supernova remnants dramatically illustrate Chandra's unique ability to explore high--energy processes in the cosmos.
  • Julien Mertine of France (L) competes against Jianfei Ma of China during the men's team foil final at the 2014 World Fencing Championships in Kazan, Russia, July 22, 2014.
  • Ahead of a production by French theatre company Royal de Luxe, a giant puppet Grandmother is seen lying in a bed in St Georges Hall in Liverpool, north west England.
  • Israeli soldiers fly their flag as they ride an armoured personnel carrier on the Gaza Strip, near Israel's border.
  • Dutch cargo plane crew members wait as Ukrainian honor guards load a coffin with the body of a Malaysian Airlines plane passenger in Kharkiv airport, Ukraine.
  • U.S. First Lady Michelle Obama (C) and the Partnership for a Healthier America show a giant "Drink Up" logo, as part of the "Drink Up" campaign aimed at encouraging people to drink more water, on the South Lawn of the White House in Washington, July 22, 2014.
  • A circus dog performs in costume during a free public show to protest Mexico City's ban on circus animals - other than horses and dogs - in Mexico City's main square, Zocalo, July 22, 2014.
  • Palestinian men rest as dozens of displaced families from the northern Beit Hanun district of the Gaza Strip take refuge at a UN girl's preparatory school in Palestinian city, Jabalia.
  • US Slackliner, Andy Lewis, balances as he walks on a highline from the rooftop of a building in Bangkok, Thailand.
  • A Tokyo DisneySea cast member (L) sprays a bucketful of water towards guests during a special summer attraction called "Minnie's Tropical Splash" at Tokyo DisneySea in Urayasu.
  • On a very hot day, a polar bear seats by a cold barrel in Copenhagen Zoo, Denmark.
  • The sandstone cellar walls are painted with images of mermaids, dwarfs and Alpine landscapes. The painter was a local citizen Maxmillian Appeltauer (1904-1972), who devoted his free time to the art.

Interaktive