E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Evropë

BE paketë ndihme financiare për Spanjën

x
Madhësia e gërmave - +
Bashkimi Evropian po jep një paketë shpëtimi prej 48 miliardë dollarësh për katër banka spanjolle të rënduara nga borxhi por vetëm pasi i urdhëroi që të shkurtonin në mënyrë të ndjeshme huatë dhe investimet, të shkurtojnë vendet e punës dhe t’u imponojnë investitorëve humbjet e mëdha.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Joaquin Almunia tha sot se paketa e shpëtimit do t’u dërgohet institucioneve huadhënëse Bankia, NCG Banko, Catalunya Banc dhe Banco de Valencia për të rivendosur stabilitetin financiar pas humbjeve që erdhën si rezultat i dhënies së huave të këqija për shitblerje shtëpish. Ai tha se kushtet e huave janë në përputhje me ndihmën që u është dhënë institucioneve të tjera bankare në Evropë.

Eurozona ra dakord në qershor për t’u dërguar deri në 130 miliardë dollarë bankave spanjolle në vështirësi.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
30.11.2012 23:39
Sipas parashikimeve te FMN dhe eksperteve me te degjuar ne glob ekonomia e Europes nga 25% e ekonomise se globit ne 20-25 vitet e ardhshme to perbeje vetem 10% te ekonomise se globit. Tkurrja ekonomike ne Europe do vazhdoje ndersa Azia do rritet. Pa shfrytezimin e ish kolonive socializmi Europian nuk mund te egzistoje dhe do prodhoje vetem varferi kolektive. Franca po perpiqet te hedhi tentatukalat ne Afrike por nuk besoj se do t'ja arrije kesaj rradhe. Kina e Azia jane me atraktive dhe Afrikanet nuk jane me injorante si dikur. Europianet duhet te mesohen te jetojne me thjesht. Iku koha e bollekut dhe puneve per jete. Europa eshte tashme histori. vetem me nje Gjermani nuk mund te konkurrohet.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive