E enjte, 02 korrik, 2015

Lajme / SHBA

Bisedime për katastrofën e mundshme fiskale

Shkurtimi i shpenzimeve prej 600 miliard dollarësh hyn në fuqi më 1 janar nëse nuk arrihet një kompromis për një plan të ri financiar

x
Michael Bowman
Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner shkon sot në Kongres për bisedime me udhëheqësit republikan ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi punojnë për të mënjanuar një krizë financiare në fund të vitit.
 
Shkurtimi i shpenzimeve prej 600 miliard dollarësh që kërkohet me ligj për disa programe të mbrojtjes dhe të politikave të brendshme, së bashku me rritjet e taksave për shumicën e amerikanëve janë planifikuar të hyjnë në fuqi më 1 janar në se udhëheqësit nuk arrijnë një kompromis për një plan të ri financiar.
 
Geithner, negociatori kryesor i Presidentit Barack Obama në bisedime, do të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, kreun e Komisionit të Buxhetit Paul Ryan dhe drejtuesin e pakicës në senat Mitch McConnell, si dhe me udhëheqësit demokrat Harry Reid dhe Nancy Pelosi.

Një pikë kyçe e bisedimeve financiare është nëse do të zgjatet shkurtimi i taksave për të gjithë amerikanët.

Ndërkohë anëtarët e komunitetit të biznesit ishin në mjediset e Kongresit për të dhënë një mesazh të ashpër, me anë të të cilit paralajmërojnë se nëse tani nuk arrihet një marrëveshje për të pakësuar deficitin federal, vitin e ardhshëm vendi do të përballet me pasoja të rënda ekonomike.

Udhëheqës të biznesit shkuan në Kongres duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga ana e ligjvënësve. Chris Holman është kryetari i Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël.

"Politika duhet lënë mënjanë. Kjo është ajo që po u themi."

Sipas administratorit të sigurimeve Mark Bertolini, mosveprimi në lidhje me borxhin, do të ketë kosto të lartë.

"Jemi 802 orë larg nga një problem i madh që do të çonte ekonominë në recesion dhe që do të nxirrte njerëz nga puna. Dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë."

Ndërsa një marrëveshje mbi pakësimin e deficitit do të rriste besimin në ekonomi.

"Investimet e urrejnë pasigurinë. Dhe sapo të kemi një zgjidhje, ju do të shihni që ekonomia do të fillojë të përmirësohet."

Por qëndrimet e ngurta të palëve politike në Uashington mbeten të pandryshuara. Republikanët paralajmërojnë se do të ketë humbje të vendeve të punës, nëse hyn në fuqi rritja e taksave për të pasurit që preferohet nga demokratët. Senatori John Thune:

"Propozimi i Presidentit për zgjidhjen e çështjes së katastrofës fiskale ngre taksat për pothuajse një milion biznese të vogla, të cilat punësojnë 25 për qind të fuqisë punëtore."

Demokratët thonë se shkurtimet e shpenzimeve federale të kërkuara nga republikanët do të dëmtonin në mënyrë rëndë shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë. Senatorja Patty Murray:

"Unë nuk do të nënshkruaj një marrëveshje që e vë peshën e pakësimit të deficitit mbi familjet dhe komunitetet që kanë sakrifikuar shumë deri tani."

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, në më pak se pesë javë, do të hyjnë në fuqi masat e të ashtuquajturës katastrofë fiskale, të cilat parashikojnë rritje masive të taksave dhe shkurtime të thella të shpenzimeve qeveritare, të padëshiruara nga asnjëra palë politike.

"Nuk kemi shumë kohë."

Presidenti Barak Obama thotë se një familje tipike do të duhet të paguajë më shumë se 2 mijë dollarë taksa të reja vitin e ardhshëm.

"Kjo do të thotë se do të ketë më pak para për blerjen e ushqimeve, më pak para për recetat e barnave, më pak të para për blerjen e pelenave."

Zoti Obama solli në Shtëpinë e Bardhë një grup amerikanësh të shtresës së mesme për të kërkuar mbështetje mbi propozimet e tij. Por ky veprim i Presidentit u kritikua nga udhëheqësi republikan në senat, Mitch McConnell.

"Në vend që të ulet në bisedime me ligjvënësit e të dy palëve për arritjen e një marrëveshjeje, zoti Obama po kryen sërish fushatë, me sa duket për të thënë të njëjtat mesazhe politike që ne njohim tashmë."

Por amerikanët janë duke i shprehur mendimet e tyre, duke përfshirë pronaren e një biznesi të vogël, Cookie Driscoll, e cila thotë se Shtetet e Bashkuara po mbyten në borxhe.

"Kjo është një kështjellë rëre që po shembet ngadalë."

Presidenti Obama u takua me udhëheqësit e Kongresit, për të filluar konsultimet rreth borxhit, dy javë më parë. Që atëherë, nuk janë zhvilluar takime të tjera të drejtpërdrejta.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

SHBA i kërkojnë Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarë të FIFA-s

Një padi e SHBA akuzon një numër zyrtarësh të FIFA-s dhe pesë drejtues korporatash për vepra që përfshijnë shantazh, mashtrim dhe pastrim parash
Më tepër

Eliot Engel në Parlamentin e Kosovës

Ligjvënësi amerikan u bëri thirrje institucioneve të përmbushin detyrimet përfshirë ngritjen e Gjykatës së Posaçme
Më tepër

Eurogrupi: Nuk do të diskutojmë për Greqinë para referendumit

Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha pas një telekonference se tani për tani, ministrat e financave thjesht morën shënim propozimet e Greqisë
Më tepër

Bëhen publike email-e të tjera të Hillary Clinton

Tre mijë faqe e-maile ishin dërguar në muajt mars-dhjetor të vitit 2009 viti i parë kur zonja Clinton ishte në postin e Sekretares së Shtetit
Më tepër

Mali i Zi dhe NATO

Mali i Zi pritet që deri në fund të këtij viti të marrë thirrjen për anëtarësim në Aleancën Ushtarake
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tribal dancers entertain Burundians in Bujumbura to celebrate nation's 53rd Independence Day.
     
  • A man gestures as pensioners queue outside a national Bank branch where they cash out up to 120 euros, in Athens, Greece. The European Union will decide whether to grant Greece a last-minute bailout package to avoid pushing it further towards an exit from the eurozone.
  • People swim during the annual public Lake Zurich crossing swimming event in Zurich, Germany.
  • The Russian Progress-M spacecraft is ready to be lifted on its launch pad at Baikonur cosmodrome, Kazakhstan.
     
  • Smoke comes out from the helmets of dummies next to People's Liberation Army (PLA) soldiers during a mock shooting practice at a PLA naval base in Hong Kong to mark the 18th anniversary of Hong Kong's handover from Britain to Chinese sovereignty.
  • A protester wears a mask with a gag as she marches against the public security law in Madrid, Spain, June 30, 2015. Thousands of protesters railed against a new law nicknamed the "gag law" before it went into effect at midnight, slamming it as legalized muzzling of free expression and the media.
  • Mass lightning bolts illuminate the night sky by the Daggett airport as storms pass over the high deserts north of Barstow, California.
  • A man works on "Long Ma", a creation by La Machine production company, during a media visit to "A Journey to Nantes" (Le Voyage a Nantes) art festival in Nantes, France, June 30, 2015.
  • U.S. President Barack Obama makes a silly face as he and first lady Michelle Obama sing with Girl Scouts during a camp out on the South Lawn of the White House in Washington June 30, 2015. A group of 50 fourth-grade Girl Scouts plans to spend the night in camping tents on the lawn, a celebration of the scouting movement and the National Park Service centennial.
  • The moon rises above the weather vane at the All England Lawn Tennis and Croquet Club, which hosts the Wimbledon Tennis Championships in London, June 30, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.