E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

Egjiptianët protestojnë ndërsa miratohet projekt-kushtetuta

x
Madhësia e gërmave - +
Egjiptianët janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros për të tetën ditë me rradhë në demonstrata kundër presidentit Mohamed Morsi, ndërsa një komision i mbizotëruar nga islamikët miratoi një projekt-kushtetutë të re që tani duhet të votohet në një referendum mbarëkombëtar.
 
Komisioni, i bojkotuar nga disa anëtarë liberal dhe të krishterë, mbajti parimet e ligjit islamik si burimin kryesor të legjislacionit. Grupi miratoi me nxitim të 234 nenet në një takim që zgjati nga e enjtja mbasdite deri të premten në orët e para të mëngjesit.
 
Parlamenti e vuri atë për votim në mënyrë që të miratohej projekt-kushtetuta para të djelës, kur gjykata e lartë pritet të vendosë në se do ta shpërndajë komisionin.
 
Gjatë ditëve të fundit, rreth 30 anëtarë liberalë dhe të krishterë u tërhoqën nga komisioni për të protestuar atë që e quajtën rrëmbim të proçesit nga islamikët besnikë të presidentit Mohamed Morsi.
 
Udhëheqësi egjiptian shkaktoi një tronditje politike javën e kaluar kur i dha vetes fuqi gjithpërfshirëse që ndalon sistemin e drejtësisë të sfidojë vendimet e tij. Zoti Morsi tha dje në televizionin shtetëror se dekreti do të merrte fund menjëherë sapo populli të votonte kushtetutën e re.
Protestuesit egjiptianë janë të zemëruar nga marrja e pushtetit nga presidentit dhe e akuzojnë atë se po sillet si një diktator.
 
Dy persona janë vrarë dhe qindar janë plagosur në demonstratat mbarëkombëtare.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
30.11.2012 16:11
EGJYPTIANE OPOZITARE,LIBERALE DHE KRISHTERE TE NGRIHEN NE PROTESTA PER TA NDALUAR PRESIDENTI MORSI NGA AVENTURA ISLAMIKE RADIKALE PER TE MARE TE GJITHE KOPETENCAT DHE BEHET DIKTATORI FASHIST RADIKAL ISLAMIK.MORSI ME AVENTURAT E TIJ RADIKALE ISLAMIKE KU PIKESYNIMIN KUNDRA IZRAELIT POR ME KETO VEPRIME DO TE PERFUNDOSH SI ANVAR SADAT..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive