E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Bota

Administrata Obama, trysni Izraelit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se udhëheqësit izraelitë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje ndaj planeve për vendbanime të reja.

Jay Carney
Jay Carney
Madhësia e gërmave - +
Administrata Obama u bashkohet vendeve evropiane në përpjekje për t'i bërë trysni Izraelit të ndryshojë planet për të ndërtuar mijëra shtëpi në zonat e pushtuara të Jeruzalemit Lindor dhe në Bregun Perëndimor, që palestinezët i shohin si pjesë e një shteti të tyre të pavarur.
 
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se udhëheqësit izraelitë  duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të rishqyrtojnë planet e strehimit. Ai tha se hapat e njëanshme izraelite janë të dëmshme dhe e bëjnë të vështirë për të rifilluar negociatat e drejtpërdrejta mbi një zgjidhje të konfliktin izraelito-palestinez.
 
Edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner kritikoi vendimin e Izraelit për të filluar planifikimin e zhvillimit të një zone pranë Jeruzalemit Lindor. Zti Toner tha se çdo ndërtimi veçanërisht në atë zonën do të jetë i dëmshëm për përpjekjet për paqe.
 
E hënë më parë, pesë vendet e BE-së protestuan planet e Izraelit duke thirrur ambasadorët izraelitë në kryeqytetet e tyre. Qeveritë e Britanisë, Danimarkës, Francës, Spanjës dhe Suedisë bënë thirrje për heqjen dorë nga projektet e strehimit.
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i hodhi poshtë kritikat. Zyra e tij lëshoi një deklaratë ku thuhet se nuk do të ketë ndryshim në vendimin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Jakov nga: Israel
04.12.2012 14:00
Nuk e kuptoje shprehjen , "vendet e pushtuara "Hapni dhe lexoni historine sepse Jeruzalemi ka qene gjithmone toke israelite dhe kurre arabe .Ku na e paskan gjetur ata ,kush ja u ka lene atyre .Ky qytet 3000 vjecar , kryeqytet i vendit tone , do tejete yne vazhdimisht dhe asnje laro tjeter as ShBA me gjithe korin e bretkosave , nuk na jep urdhra te ndertojme ose jo ne shtepine tone .SHBA te kujtoje mire historine e saj te genocidit te pashembellt qe kryeu me indianet qe i cfarosi me rrenje ne nje vend qe kurre nuk ishte i tyre ,Spanja te kujtoje gjithashtu ato gjakderdhje qe beri ne ameriken e jugut deri sa i cfarosi dhe mbreterit e tyre ne nje gjysem kontinenti.Prandaj perpara se te flasin per ne , te rilexojne ato qe kane bere vet ne nje gjysem kontinenti qe kulloi gjak te grave e femijeve indiane te vendosutr atje prej shekujsh .Kush na qenkan keta pseudofilozof qe me forcen e shtetit te madh ,me shovinizmin e pashembellt , vijne ne shtepine tone per te na bere ligjin .Anglezet gjithashtu se bashku me kaposhet franceze te harrojne ato qe bene duke pushtuar gjysmen e botes madje ketu tek ne na kishin protektorat , vijne e na shesin mendjen e tyre prej kolonialistesh por qe i qeruam qe ketu pergjithmone ;te vijne ketu dhe te mbledhin kockat e ushtareve te tyre pushtues qe kane vdekur ketu , edhe ne Beer -Sheva , po ja u mirembajme varret e tyre .Une ne vend te qeveritareve tane do tu kisha dhene ultimatumin qe te vijne dhe tat'i marrin ato kocka qe u kane mbetur dhe te na lirojne vendin mbasi nuk kemi shume vend e jo me te mbajme edhe varret e te tjereve . Ne qofte se ata e kane harruar kete histori , le te vijne ketu e tua mesoje une qe i kam perdite parasyve . Cilin pyeten ata zoterinje kolonialist nga e gjithe bota kur erdhen dhe zaptuan nje kontinent te tere , apo ato qe bejne ata jane ligjora ,por kur ne ndertojme ne shtepine tone , na japin mend e na tregojne se cduhet te bejme .Le tua hedhin qeneve ato mend sene nuk i hame dot se na prishin oreksin .A nuk ju thash me pare se Obama dhe pasuasit e tyre europiane do te kendojne kengen e tyre te vjeter pasi Ai fitoi zgjedhjet .Ujku nderon qimen dhe jo zakonin--kjo dihet dhe une e prisja .Ja pra qe nuk vonoi te vertetohet ajo qe parashikova --thika pas shpine ,sic e kazakon arabi . Pas dy javesh do tu rekomandoja te lexonit poezine time si pergjigje gjithe atyre qe cirren lart e posht ,per Jerusalemin , ne gazeten nacional albania --- Edhe fakti qe bota antisemite na quaka tel Avivin kryeqytet dhe jo jerusalemin , ashtu sic e percaktuam ne ,Eshte nje shenje e dukeshme antisemitizmi e keqdashes ndaj vendit tone ....Merrnime nje shtet te vogel qe e keni hale ne sy sepse ka dhene 22% te gjithe NOBELISTEVE te botes .Turp per Ameriken dhe presidentin e saje mashtrues i mashtruesve !!!!!!

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive