E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Bota

Pres. Obama, shqetësim ndaj terrorizmit bërthamor

Presidenti amerikan tha se bota nuk mund të lejojë që shekulli 21 të errësohet nga armët më të këqija të shekullit të 20-të.

Madhësia e gërmave - +
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se terrorizmi bërthamor është ende një nga kërcënimet më të mëdha në botë, përkundër suksesit në SHBA dhe pakësimit të rezervave bërthamore ruse.

Zoti Obama tha të hënën se terroristët dhe bandat kriminale janë duke bërë gjithçka për të marrë në duar materiale bërthamore biologjike dhe kimike. Ai tha se këto materiale janë duke u ruajtur pa mbrojtje të mjaftueshme.

Presidenti amerikan tha se bota nuk mund të lejojë që shekulli 21 të errësohet nga armët më të këqija të shekullit të 20-të.

Zoti Obama po ashtu bëri thirrje për një marrëveshje të përditësuar me Rusinë, e cila ka njoftuar se nuk do të rinovojë pjesëmarrjen e saj në paktin 20 vjeçar Nunn-Lugar, i cili eliminon raketa bërthamore dhe stoqet e armëve kimike në ish-Bashkimin Sovjetik.

Presidenti Obama tha se në sajë të paktit Nunn-Lugar, mijëra raketa, nëndetëse dhe armë sulmues janë shkatërruar ose çaktivizuar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: B kanto nga: london
04.12.2012 18:23
Esht Amerika ajo qe ika prodhuar armet berthamore dhe po ajo ika perdorur ato,po Amerika esht ajo qe ka furnizua cifutizmi me arme berthamore kercenusin me te rrezikshe ne bot,prandaj Amerika ti bej pyhetje vetes pastaj te flasij per te tjeret.


nga: Anonim
04.12.2012 08:47
ARMET TAKTIKE BERTHAMORE,PO ASHTU ARMET BIOLOGJIKE DHE KIMIKE PO BIEN NE DORE TE ORGANIZATAVE TERORISTE SI HAMASI,HASBULLALL ,XHIHADI ISLAMIK DHE AL KAEDA TE CILAT FURNIZOHEN ME KONTRABANDE NGA RUSIA DUKE E MARE KETE SHITJE OFICERET E LARTE TE USHTRISE,RUGA E FURNIZIMIT TE KONTRABANDISTEVE RUSI-TAXHIKISTAN DHE PERFUNDOJNE NE ORGANIZATAT TERORISTEVE,,PO FURNIZOJNE DHE TALEBANET NE AFGANISTAN KJO ESHTE SITUATE ALARMANTE.PUTINI NUK E KA SITUATEN NE DORE .ERDOGANI PO LUAN ME DY KARTA DON RAKETA PATRIOT NGA AMERIKA SEPSE ORGANIZATAT TERORISTE KANE KETO ARME POR EDHE IRANI DHE SIRIA.KARTA E DYTE AFRIM ME VENDET ISLAMIKE DUKE U BERE NJE LIDER RADIKAL ISLAMIK DUKE LUFTUAR IZRAELIN NE NDIHME TE PALESTINES DHE MIQESI ME PRESIDENTIN MORSI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shtohet dhuna sektare në Irak

Makina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë
Më tepër

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dijeni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive