E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Shëndetësi

Një trajtim i ri kundër astmës

x
Madhësia e gërmave - +
Carol Pearson
Një trajtim i ri në klinikën e Clevelendit jep shpresa për ndihmesën në luftën kundër sëmundjes së astmës. Ky trajtim është përdorur në testet klinike, dhe rezultatet mund të ndryshojnë jetën e shumë pacientëve që vuajnë nga astëma.
                                  
Jeta me astëm është e vështirë. Që të shmangë krizat e astmës, Karen Ecker duhet të jetojë e mbyllur.

“”Nuk mund të dalë pa maskë. Jetoj vetëm në shtëpi”.

Njerëzit me astëm të rëndë shpesh duhet të marrin mjekim që të hapin rrugët e frymëmarrjes. Por disa herë edhe këto mjekime nuk japin efekt.

“Çdo lloj arome si parfum apo krem apo aromatizues të ajrit mund të më shkaktojë kriza të mëdha të astmës, dhe përfundoj në dhomën e urgjencës”.

Zonja Ecker punon vetëm nga shtëpia. Por pjesa më e vështirë për të është pamundësia për t’u kujdesur aq sa duhet për vajzën e saj.

“Ajo ishte dy vjeçe kur unë u sëmura. Nuk i lexoja dot përpara se t’a vija në gjumë. Nuk mund të këndoja dot me të sepse më zinte kolla”.

Por tani zonja Ecker mund të luajë jashtë shtëpisë me vajzën dhe qenin e saj. Kjo falë një mjekimi jo me ilaçe i cili quhet Termoplastia Bronkale. Mjekja Sumita Khatri nga klinika Cleveland shpjegon:

“Në këtë trajtim përfshihet përdorimi i të nxehtit i cili përdoret për të mbështjellë mushkritë dhe rrugët e frymëmarrjes, kjo mënyrë bën që të ulet zgjerimi i  muskujve në këtë zonë”.

Gjatë kësaj procedure, një tub kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes së pacientit, dhe përmes tij i nxehti mund të shkojë në mushkëri.

Termoplastia e bronkeve përdoret gjatë tre vizitave tek mjeku. Çdo vizitë trajton një pjesë të ndryshme të mushkërive.
Një pjesë e pacientëve, ndjejnë përmrësim që përpara vizitës së tretë.

“Do të thotë kjo se astëma u zhduk? Jo! Do të thotë kjo se ata nuk do të kenë më asnjëherë kriza astëme? Jo! Ata shpesh kanë të tilla por kemi vënë re se ashpërsia e momentit të krizës dhe kohëzgjatja e saj pakësohen”.

Mjekët në klinikën Cleveland po studiojnë rezultatet, kështu që ata mund të kuptojnë se cilët pacientë mund të përfitojnë më shumë nga termoplastia e bronkeve. Shumë pacientë shprehin mendim të njëjtë:

“Është si një jetë e re. Emocionohem sa herë që flas për të”.

Zonja Ecker tani mund të bëjë veprime që ata që nuk vuajnë nga astëma i marrin për të mirëqëna. Ajo nuk ka patur asnjë krizë astëme që kur nisi trajtimin. Dhe po përdor edhe më rrallë pompën e frymëmarrjes.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Emil Lafe nga: Shqipëri
04.12.2012 22:33
Ju lutem ta shkruani drejt emrin e kësaj sëmundjeje:
astmë - astma !

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive