E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Koreja e Veriut vazhdon përgatitjet bërthamore

x
Madhësia e gërmave - +
Koreja e Veriut duket se po vazhdon me përgatitjet për hedhjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi, megjithë dënimin nga ana e ndërkombëtarëve.

Media koreajugore citon një zyrtar të ketë thënë se Koreja e Veriut po përgatitet për një fazë të dytë dhe të tretë të hedhjes së raketës nga baza ajrore Tong-chang. Në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme koreanojugore, Cho Tai-youn, i bëri sot thirrje Koresë së Veriut ta rishikojë planin për hedhjen e raketës.

Ai tha se ky veprim do të shkelte rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalon provat me raketë me rreze të gjatë veprimi. Pheniani thotë se ka në plan ta hedhë raketën mes datës 10 dhe 22 dhjetor dhe se synimi është dërgimi i një sateliti në orbitë.

Fqinjët e Koresë së Veriut dhe vende të tjera të botës janë shprehru kundër këtij veprimi. Sekretari i Përgjithshëm Ban  Ki Moon tha sot se ai është tepër i shqetësuar për hedhjen e raketës, sepse kjo do të shtonet tensionet në rajon. Ai i bëri thirrje Phenianit ta rishqyrtojë vendimin dhe t’i ndalojë të gjitha aktivitetet që lidhen me programin e raketave balistike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
04.12.2012 19:32
KOREJA E VERIUT PLANIFIKON HEDHJEN E RAKETAVE BALISTIKE NE DATEN 15 DHE 16 DHJETOR,KETO MANOVRA JANE NE SINKRON ME KUALICIONIN E DREJTUAR NGA PUTINI..KUNDRA KORESE TE JUGUT DHE JAPONISE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive