E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

NATO paralajmëron Sirinë

x
Madhësia e gërmave - +
Kreu i NATO-s, paralajmëroi se çdo përdorim i armëve kimike nga qeveria e Sirisë do të shkaktonte një reagim të menjëhershëm ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmusen i bëri komentet në Bruksel, disa orë para se ministrat e jashtëm të NATO-s të miratonin një kërkesë të Turqisë për dislokimin e raketave Patriot që do të parandalonin përhapjen e konfliktit.

Shqetësimi ndërkombëtar rreth synimeve të Sirisë është rritur nga njoftimet e mediave se ky vend ka dislokuar armë kimike dhe mund të jetë i gatshëm t’i përdorë ato si reagim ndaj fitoreve dramatike të arritura nga kryengritësit që  luftojnë për të rrëzuar Presidentin Bashar al-Asad.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, tha sot se kërcënimi me armë kimike nga ana e Sirisë, e ka bërë nevojë urgjente që Aleanca të dërgojë raketa Patriot në Turqi.

"Arsenalet siriane të armëve kimike janë një shqetësim i madh. Ne e dimë se Siria zotëron raketa, e dimë që ata kanë armë kimike dhe sigurisht që këto duhet të përfshihen në llogaritë tona," u tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen gazetarëve në hapje të një takimi të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel.

"Kjo është edhe arsyeja se përse është çështje urgjente të sigurohet mbrojtja efektive e Turqisë, aleates sonë," tha ai.

"Përdorimi i mundshëm i armëve kimike do të ishte krejtësisht i papranueshëm për gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe në qoftë se dikush i përdor këto armë të tmerrshme unë do të prisja një reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar," tha zoti Rasmussen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri jehonë paralajmërimeve amerikane se çdo përpjekje nga ana e qeverisë siriane për të përdorur armë kimike kundër rebelëve do të jetë një "vijë e kuqe" që do të shkaktojë reagimin e Shteteve të Bashkuara. Siria deklaroi të hënën se nuk do të përdorë armë kimike kundër popullit të vet.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
05.12.2012 08:40
SIRIA KA NJE ARSENAL ARMESH TE MARA NGA RUSIA SI ARME KIMIKE,RAKETA.TANI AL ASSAD ESHTE NE PIKUN E FUNDIT NE KASAPANEN E MADHE KU JANE VRARE 50.000 SIRIANE DHE 800.000 TE LARGUAR NE VENDET FQINJE PER TE LUFTUAR POPULLIN E TIJ ME ARME KIMIKE DHE RAKETA ME TE DREJTE NATO VENDOS VIJEN E KUQE DHE TURQIA FURNIZOHET ME RAKETA PATRIOT KU KA NJE VIJE KUFITARE PREJ 800 KM ME SIRINE..TANI ERDOGANI I KUPTOI MIQTE E TIJ AL ASSAD DHE AMEDINEZHAT SEBASHKU ME PUTININ KISHIN PLAN TE DESTABILIZONIN TURQINE ME MIRE VON SE KURE Z ERDOGAN..POR TURQIA DUHET TE SHIKOJE MIRE ORGANET E SIGURISE PER INFORMACIONET KONTRADIKTORE ME VENDET ARABE DHE RUSINE....

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive