E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Evropë

BE nuk arrin marrëveshje për bankat

x
Madhësia e gërmave - +
Shefat e finanancve të Bashkimit Evropian nuk arritën dot një marrëveshje për rregullatorët e bankave në mbarë kontinentin.

Të 27 udhëheqësit e financave u takuan sot në Bruksel, por u larguan pa arritur një kompromis, pasi Ministri francez i Financave Pierre Moscovici dhe homologu i tij gjerman Wolfgang Schaeuble, shkëmbyen fjalë lidhur me forcimin e rregullatorëve të bankave.

Moscovici tha se të 6 mijë bankat evropiane duhet ta rregullojnë veprimtarinë sipas bankës qendrore, por zoti Schaeuble tha se do të ishte tepër e vështirë që Gjermania të sigurojë miratimin e parlamentit për çdo plan që do ja dorëzonte autoritetin qindra bankave lokale në vendin e tij nën mbikqyrjen e Evropës Qendrore.

Rregullatorë më të fortë për bankat janë pjesë e përpjekjes për t’i dhënë fund krizave të borxheve qeveritare në 17 vendet ku  përdoret si monedhë Euro. Disa banka, përfshirë Spanjën e zhytur në borxhe,  kanë humbur miliarda dollarë  nga huatë e këqija, ndërsa ekonomia e Eurozonës ka rënë në recesionin e dytë më të madh në tre vjet.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
06.12.2012 10:05
Bankat duhet te punojne brenda rregullave,e jo sipas deshirave dhe orekseve te pangopesise per pushtet e para pa kufi,gje e cila solli krizen finaciare.NJE BANKE E NJE SHTET PA RREGULLA ESHTE SI NJE SHTEPI PA CATI E TJEGULLA.Besoni dhe binduni,pa rregulla nuk ka progres por vetem anarshi dhe deshtime finaciare e politike qe nuk i sherbejne shoqerise njerezore ne progres e paqe.


nga: Anonim
05.12.2012 08:28
EUROZONA KA RENE NE RECESIONIN E DYTE ME TE MADH MBAS 3 VJETESH ,FRANCA THOTE SE 6 MIJE BANKAT EVROPIANE TE REGULLOJNE VEPRIMTARINE SIPAS BANKES QENDRORE KJO ESHTE NJE UTOPI SEPSE FRANCA ESHTE E ZHYTUR NGA BINJAKEZIMI ME BANKAT GREKE NDERSA GJERMANIA NUK ESHTE DAKORT SEPSE NUK MUND TE MIRATOHET VEPRIMTARIA E BANKAVE LOKALE NE PARLAMENTIN GJERMAN.EVROPES I DUHET MODELI I QEVERISJES TE USA KJO E SHPETON EVROPEN NGA KATASTROFA FINANCIARE,,

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive