E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Haga mban në fuqi dënimin për 2 serbë të Bosnjes

x
Madhësia e gërmave - +
Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës mbajti në fuqi dënimin për 2 serbë të Bosnjes, të akuzuar për vrasjen e më shumë se 100 njerëzve gjatë konfliktit në ish Jugosllavi në vitet 90-të.

Gjykata e Apelit mbështeti sot dënimin me burgim të përjetshëm për Milan Lukiç, një prej themeluesve të grupit i njohur si Shqiponjat e Bardha, i cili bashkëpunonte me njësitë policore dhe ushtarake për të vrarë, torturuar dhe terrorizuar komunitetet myslimane.
Kushëriri i Lukiçit, Sredoje Lukic, u gjet fajtor si bashkëpunëtor në krime. Por e njëjta gjykatë uli dënimin e tij nga 30 vjet në 27 vjet, duke anuluar akuzat për rrahje të të burgosurve.

Që të dy ishin akuzuar për krime kundër njerzimit dhe krime mizore të kryera në qytetin Visegrad të Bosnjes lindore në vitin 1992 dhe 1993.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive