E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Studentë serbë kundër pafajësisë së Haradinajt

Ministri serb i drejtësisë Selakovic kërkon që kriminelët e luftës të procedohen penalisht jo vetëm nga Serbia, por edhe nga vendet e tjera.

serbia students
serbia students
Madhësia e gërmave - +
Mijëra studentë serbë u mblodhën të martën në Beograd për të protestuar kundër shpalljes së pafajësisë nga një gjykatë e OKB-së për ish-kryeministrin e Kosovës dhe dy gjeneralë kroatë.  që akuzoheshin për krime lufte.

Më shumë se 2 mijë studentë serbë u mblodhën dje jashtë parlamentit duke u bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë një rezolutë ku të dënohet vendimi i Gjykatës së Hagës.

Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic u bashkua demonstruesve duke bërë thirrje  që kriminelët e luftës të ndiqen edhe nga vendet e tjera, dhe jo vetëm nga Serbia.

''Ne duhet të ngrenë zërin dhe të kërkojmë që prokurorët duhet të ndjekin penalisht personat që kanë kryer krime lufte në vendet e tyre. Nëse prokurori special për krime lufte mund ta bëjë këtë në Serbi, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe prokurorët në vendet fqinje."

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi  shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe dy nga komandantët e tij gjatë luftës në Kosovë (Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj), të cilët ishin akuzuar për krime lufte.

Javë më parë, gjykata gjeti të pafajshëm edhe dy gjeneralët kroatë (Ante Gotovina dhe Mladen Markaç) që akuzoheshin për krime të luftës gjatë një beteje kyçe për pavarësinë e Kroacisë nga Jugosllavia.

Këto vendime të gjykatës zemëruan Serbinë, e cila akuzon gjykatën e Hagës për paragjykim ndaj serbëve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
05.12.2012 10:27
Te protestosh per vendimet e pa-aneshme te Gjykates se Hages,vetem qarqet serbe qe i vune flaken gjithe ish-Jugosllavise e bejne.! Europa tash ti hape syte se kush jane zjarrvenesit qe duhen gjykuar e denuar,jo shqiptaret qe kurre nuk kane synuar trojet e te tjereve. Respekt,per kete vendim te Gjykates se Hages. Ing.Ahmeti

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive