E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Duma ruse reagon ndaj sanksioneve të mundshme

Ligjvenësi rus tha se ministria e jashtme ruse ka një listë konfidenciale të shtetasve amerikanë, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në Rusi.

Rusian Duma
Rusian Duma
Madhësia e gërmave - +
Ligjvënësit rusë u zotuan se do t’i përgjigjen me masë të ngjashme një projekt-ligj amerikan për vënien e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
 
Zyrtarët rusë thonë se Dhoma e ulët e parlamentit, Duma, do të konsiderojë vendosjen e një lloj dënimi të ngjashëm kundër qytetarëve amerikanë që Moska dyshon për shkelje të të drejtave të njeriut.
 
Kryetari i komisionit të Dumas për çështje të jashtme, Alexei Pushkov, tha se ministria e jashtme ruse tashmë ka një listë konfidenciale të shtetasve amerikanë, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në Rusi, nëse ligjvënësit amerikanë miratojnë sanksione. Ministria e Jashtme ruse e  kishte denoncuar më parë projekt-ligjin amerikan  - të njohur si "Akti Magnitsky" – duke e quajtur "veprim absolutisht armiqësor, provokativ dhe të njëanshëm."
 
Javën e kaluar, Senati amerikan votoi për të hequr kufizimet e tregtisë në Rusi që datojnë në epokën e Luftës së Ftohtë, normalizimin e tregtisë me Moldavinë dhe të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve rusë të akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut. Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar ta nënshkruajë projekt-ligjin.
 
Projekt-ligji ka marrë emrin e  Sergei Magnitskyt, një 37-vjeçar avokat rus, i cili u burgos pasi denoncoi atë që ai e quajti një rrjet kriminal zyrtarësh rusë që vodhi 250 milionë dollarë nga paratë e taksave. Magnitsky vdiq në burg në Rusi  vitin 2009.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive