E premte, 06 mars, 2015

Lajme / Ballkani

BE: Pa reforma, jo status kandidat për Shqipërinë

Këtë herë edhe në Tiranë ishin të qartë se sot nuk mund të presin asnjë sinjal pozitiv nga Brukseli

eu
eu
Armand Mero
Bashkimi europian nuk do t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në përfundimet që priten të miratohen sot, këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së vlerëson se do të vendosë për dhënien e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë sapo të jenë përmbushur tre reformat e përcaktuara në rekomandimit e komisionit europian, përfshirë dhe veprimet e mëtejshme nga ana e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar.

Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të  institucioneve demokratike të vendit, theksohet më tej në përfundimet për Shqipërinë së cilës i bëhet thirrje që të shmangë deklarata që shkojnë kundër marëdhënieve të fqinjësisë së mirë



Duket se Fati i Statusit kandidat këtë herë ishte shkruar nga dora e politikës shqiptare e cila nuk arriti të përmbushte plotësisht jo vetëm 12 kushtet e përcaktuar që në 2010, por as kërkesat e Komisionit Europian të bëra të qarta tetorin e kaluar për reformën parlamentare, ligjin për gjykatën e Lartë dhe atë të nëpunësit civil.

Këtë herë edhe në Tiranë ishin të qartë se sot nuk mund të presin asnjë sinjal pozitiv nga Brukseli. Në përfundimet për Shqipërinë të cilat pritet të miratohen gjatë takimit të ministrave të Be thihet se "Këshilli vëren rekomandimin e Komisionit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat, nëse përmbushen masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike dhe pas ndryshimeve të rregullores së parlamentit. Me qëllimin që të vendosë për dhënien e statusit kandidat, Këshilli fton Komisionin të raportojë sa më shpejt të jetë arritur progresi i nevojshëm, duke marrë parasysh gjithashtu veprimet e mëtejshme të ndërmarra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla".
 
Në përfundimet e Këshillit njihet përparimi i bërë nga Shqipëria falë përmirësimit të dialogut mes qeverisë dhe opozitës pas marrëveshjes së nëntorit të kaluar. "Shqipëria ka dhënë rezultate në një sërë reformash lidhur me 12 prioritetet kyçe, veçanërisht në cështjet e mirëfunksionimit të parlamentit, reformës zgjedhore dhe emërimin e zyrtarëve kyç. Këshilli vëren vlerësimin e Komisionit se Shqipëria ka përmbushur katër nga prioritetet kyçe dhe se është në rrugën e përmbushjes së dy prioriteteve të tjera", thuhet më tej në përfundimet e Brukselit ndërsa “nënvizohet nevoja për të intensifikuar  më tej përpjekjet, e identifikuara nga raporti i Komisionit, veçanërisht në fushën e reformave të gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e tij, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe në zbatimin e reformave”.

Sipas Këshillit “mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për funksionimin pa probleme të  institucioneve demokratike të vendit", ndërkohë që ritheksohet se “dialogu i qëndrueshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në të gjithë fushat e përfshira në prioritetet kyce do të mbeten thelbësore në zbatimin e reformave të nevojshme për të ardhmen e Shqipërisë në BE”
 
Rezultatet e prekshme nga ana e Shqipërisë në reformat e përcaktuar nga Brukseli do të jenë të nevojshme edhe për fazën e menjëhershme pas statusit. “Në mënyrë që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në do të jetë i nevojshëm zbatimi i qëndrueshëm i reformave dhe përmbushja e të gjitha kritereve kyçe.

Siç është përshkruar në rekomandimin e Komisionit, Këshilli bën thirrje për fokus të veçantë mbi: zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare ; përforcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore ; përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale, me qëllim ndërtimin e gjurmëve të forta të provave ; masat efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, përfshirë në fushën e minoriteteve, dhe trajtimin e barabartë të tyre; dhe zbatimin e të drejtës së pronës", thuhet në përfundimet që pritet të miratohen sot nga Këshilli i ministrave të Bashkimit europian.

Ndërkaq Brukseli duket i shqetësuar edhe për deklaratat e ditëve të fundit në Tiranë, ku vecanërisht gjatë festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë kryeministri përmendi disa herë bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Për herë të parë Shqipërisë i tërhiqet vëmendja që të jetë e kujdesshme. "Këshilli mirëpret rolin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, vecohet në tekstin e përfundimeve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Kreshniku
13.12.2012 03:51
Europa bene pacavure shteti e ballkanit i ndersen ndaj njera tjetres.po qysh nuk pranon shqiperin qe permbysi e para moniz,ion dhe hyri ne rrugen e demikratizmit
duke thene e duam shqiperin si europen
Ah moj europe shqoparia lepin kepucen e ju e shqelmoni padretsishte
po ato kushte nuk i ka asnje shtet demikratike ne bote jo me ne europe.kudo ka korrupsin,mashtrim
fallsifikim,
ne shume shtete nga prsidenti shkelet ligji
po ky president nuk hiqet nga posti ose ta zem kryeministrio.Po desh me drejtuar shtetein organet e diktature drejtsiei jane leva per shtetin.


nga: Vladimir nga: Shqipëri
12.12.2012 09:22
EDI RAMA ËSHTË I VETMI FAJTOR QË SHQIPËRIA NUK E MORI STATUSIN E VENDIT KANDIDAT.
NËSE AI DO U KISHTE DHËNË URDHËR USHTARËVE (DEPUTETËVE) TË TIJ QË TË VOTONIN TRE LIGJET, STATUSI DO ISHTE MARRË. KA TË DREJTË BERISHA DHE KONICA PARA TIJ QË KA THËNË SE E KEQJA MË E MADHE SHQIPTARËVE U KA ARDHUR NGA SHQIPTARËT E JO NGA TË HUAJT.


nga: Anonim
11.12.2012 18:02
Mos marja e statusit per kandidat ne BE per Shqiperine jane tre shkaketare Sali Berisha dhe Bujar Nishani per interesa personale dhe duke favorizuar krimin e organizuare per te mbajtur peng Shqiperine,Pse zotrinj lidere nuk zbatoni vendimin e gjykatave shqipetare per qarkun e Fierit,pse nuk luftoni krimin e organizuare ngjarjen e 21 janarit ku preteksi ishte vidio META..PRIFTI ku ka nje ekspertize te fakteve nga FBI AMERIKANE ,por po tallen avukatet e ceshtjes me provat e FBI AMERIKANE NE TV KLAN SKEMA E KRIMIT TE ORGANIZUARE..nuk u zbardh Gerdeci dhe MINISTRI MEDIU.MINISTRI BASHA APO OLLDASHI PER LIRIMIN NGA BURGU ILIR XHAKJA KAPOBANDA E DROGES APO VJEDHJA E VOTAVE PER 20 VJET DUKE NXJERE LIDERE TE KORUPTUARE.DUHET TE JAPE DOREHEQJE QEVERIA BERISHA DHE TE VENDOSET NJE QEVERI TEKNIKE PER TE BERE ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME VEPRO TANI BE DHE SHBA.BERISHA DUKE QENE NE KRIZE EKONOMIKE DHE KORUPSION TE GJALE KU ESHTE BERE BIN LADENI I SHQIPERISE JA KA FILLUAR ME NOTA NACIONALISTE DENGLA KU ESHTE BERISHA QE SHITI UJRAT TERITORIALE GREQISE NDERTOI PIRAMIDAT E 97 KU U VRANE 2000 SHQIPETARE I LIDHUR ME UTBASHIN FAZLLIC.POR GENJEHEN SHUME SHPEJT KOSOVARET SI THACI DHE HARADINAJ SEPSE BERISHA E DON KOSOVEN MOR ZOTRINJ UCK BERISHA E QUANTE TERORISTE KUR E MBESHTESTE SHBA DHE NATO NDERSA BERISHA MBESHTESTE FARKUN E BUJAR BUKOSHIT NE RAMBUJE TE FRANCES JU THOSHTE MOS FIRMOSNI KUR MADLIN OLLBRAJT JU LUTEJ FIRMOSNI JU E FIRMOSET DHE NATO BOMBARDOI SERBINE FALIMINDERIT AMERIKE..BASHKIMIN E SHQIPETAREVE DO TA BEJE AMERIKA DHE EVROPA..


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
11.12.2012 06:32
Europa ka te drejt te kritikoj punen e dobet te Kryeministrit dhe kryeministrit nen hije qe pretendon te behet kryeminister Lufta per interesa personale ne mes te Berishes dhe Rames duhet te perfundoj dhe te vehen ne sherbim te shqiptareve dhe Shqiperis.Europa ka ber nji gabim te rende qe nuk e fal historija e Europes i ka ndar shqipetaret ne dy shtete e sot ne gjasht shtete dhe kjo asht tragjike.Europa me bashkimin e gjermaneve do te arrij bashkimin e Europes.Dhe kjo asht nji mrekulli.Bashkimi i shqipetareve asht nji realitet i pelej apo nuk i pelqej Europes .Bashkimi i shqipetareve de facto asht ber por duhet te behet edhe de jure.Bashkimi i shqipetareve asht bashkimi i Ballkanit .Kjo asht nji mrekulli.Kjo garanton stabilitet siguri dhe e ben nji shtet shqipetar te afte te hape dyert e Europes dhe te zej vendin e merituar ne familjen Europjane.Europa po ben nji politik te gabuar kunder shqiptareve qe thirret zynizem.Europa nuk deshiron ti sheh shqipetaret te bashkuar dhe pret me skeptizizem nuk deshiron ta shoh Shqiperin ne BE:Europa nuk ofron ndihmen e nevojshme politike dhe ekonomike Shqiperis qe ti arrij standartet Europjane.,Se pari duhet te arrihet bashkimi i shqipetareve qe nuk mundet ta ndal as Berisha as Europa as e ter bota.NE JEMI NJI POPULL.Te drejtat e popujve te jetojn te lire duhet te vlejn edhe per shqipetaret.Europa nuk duhet te kete frig nga bashkimi i shqipetareve.Europen e ka ber ILLIRICUM Illiret sot thirret Bllkan dhe emmri i verrtet asht Illirija Illyricum.Kete te verrtet duhet ta pranoj Europa.Me bashkimin e shqipetareve do garantohet siguri dhe stabilitet i perheshem ne Ballkan .Kete e do PERENDIJA DHE NUK MUNDET TA NDAL AS BERISHA AS EUROPA:KJO ASHT DESHIR DHE VULLNET I SHQIPETAREVE BREZ PAS BREZI:

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
05.03.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Kosovë: Pezullohen dy policë serbë

Pezullimi i tyre është pjesë e hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011
Më tepër

Intervistë me deputeten Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokrate morri pjesë në forumin Rrjeti për Demokraci i Grave
Më tepër

Çështja Doshi, tension në parlament

Akuzat për një plan për vrasje, deputeti Tom Doshi 6 orë përpara grupit hetimor. Prokuroria kërkon dëshmitë e zyrtarëve më të lartë të Shtetit dhe disa deputetëve
Më tepër

Gjyqi ndaj Dzhokhar Tsarnaev

Avokatja mbrojtëse e Tsaenavit, pranoi dje para trupit gjykues se klienti i saj kishte ndihmuar në realizimin e sulmit vdekjeprurës të 2013-ës, por shtoi se vëllai i madh ishte ideatori i planit
Më tepër

Klinton: Publikoni email-at

Zonja Clinton shkruante mbrëmë në twitter se do që emailet e saj të bëhen publike dhe të shqyrtohen nga Deparatmenti i Shtetit, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Hostesses pose for photos outside the Great Hall of the People during the opening session of the annual National People's Congress in Beijing, China.
  • Bangladeshi workers unload goods from a boat in the Buriganga River in Dhaka.
  • The 4.6-meter high bronze sculpture "Gift Horse", which portrays a skeletal horse by German-born artist Hans Haacke, stands above Trafalgar Square after it was unveiled as the new commission for the Fourth Plinth, in London.
  • A girl slips on an icy street while walking with her sister in the Brooklyn borough of New York. The girls were dressed as clowns for the Jewish celebration of Purim.
  • Policemen take position behind shields near Yangon City Hall after a crackdown on a peaceful demonstration supporting the student protests which demand an amendment to the National Education Bill in Yangon, Myanmar.
  • Arthur Ward stands with his Pyrenean Mountain Dog Cody during the first day of the Crufts Dog Show in Birmingham, central England.
  • The moon sets in the early morning hours as a man walks along an ocean pier in Oceanside, California.
  • Male Afghan women's rights activist wear burqas to show their solidarity to Afghan women ahead of International Women's Day in Kabul.
  • Firecrackers go off next to people during the Beehive Rockets Festival, ahead of the Chinese Lantern Festival in Tainan, southern Taiwan, March 4, 2015.
  • People sing and dance while celebrating Holi, the Festival of Colors, in Kathmandu, Nepal.
  • Kristy Fogden, right, of New Zealand, hands her friend Dave Shaw a guitar as they stand on a sand dune at dusk in White Sands National Monument, New Mexico, March 4, 2015.
  • A foreign tourist screams as another puts color on her face during celebrations marking Holi in Kolkata, India.

Interaktive