E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Evropë

Berlusconi kritika ndaj Montit

x
Madhësia e gërmave - +
Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha sot se politikat e kreut të qeverisë së tanishme janë tepër të orientuara drejt Gjermanisë. Ai minimizoi shqetësimet lidhur me rritjen e kostos së huamarrjes për Italinë. Komentet vijnë pas njoftimit për dorëheqje të bërë nga Kryeministri Mario Monti.
 
Duke komentuar me telefon në një intervistë për Kanalin 5, pronë e tij, zoti Berluskoni tha se rënia e tregjeve financiare është pasojë e spekulimeve që synojnë të sabotojnë demokracinë italiane.
 
Gjatë fundjavës, zoti Berluskoni njoftoi se do të vihej në krye të Partisë së Lirisë. 
 
Eurozona dukej se po hynte e qetë në festat e fundvitit, por papritur, kryeministri italian Mario Monti njoftoi se do të jepte dorëheqjen, duke u tëhequr më herët nga një qeveri, e cila kishte rivendosur besimin në aftësinë e Italisë për të paguar borxhet.
 
Tani, ngatërresat e mundshme politike në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës papritur u kanë shtuar tensione të reja përpjekjeve të udhëheqësve evropianë për t’u marrë me borxhin dhe me krizën ekonomike.
 
Qeveria e Montit, që erdhi në fuqi 13 muaj më parë, ka bërë të ulet kostoja e huamarrjes së vendit në tregjet e bonove. Por kjo kosto filloi të rritet përsëri dje në mëngjes.
 
Shqetësimi nga njoftimi për dorëheqjen e zotit Monti të dielën, është se Italia e zhytur thellë në borxhe mund të ngadalësojë ose ndërpresë përpjekjet për t’u çliruar nga stanjacioni dhe burokracia që e karakterizon ekonominë e saj.
 
Zoti Monti e dha dorëheqjen më herët se sa pritej pasi të enjten partia e ish kryeministrit Berluskoni e tërhoqi mbështetjen ndaj tij.
 
Zoti Monti ka thënë se masat e ashpra shtrënguese të qeverisë së tij janë të domosdoshme për të rivendosur besimin tek e ardhmja financiare e vendit. Ai u kujtoi votuesve të kenë kujdes nga zgjidhjet magjike që premtojnë kandidatët për zgjedhjet e ardhshme.
 
Zoti Monti ka thënë se do të japë dorëheqjen sapo të miratohet buxheti, duke nxitur shqetësime në tregjet e aksioneve se qeveria e re mund të mos i zbatojë reformat e premtuara nga ajo e mëparshme.
 
Megjithë reagimin e tregjeve financiare, anketat i japin Berlusconit pak shanse për t’i fituar zgjedhjet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Westerwele shkon në Beograd dhe Prishtinë

Shefi i diplomacisë gjermane do të nxitë palët që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve
Më tepër

Emigrantët shqiptarë kthehen nga Greqia

Disa dhjetëra familje të emigrantëve shqiptarë që po kthehen nga Greqia po fillojnë në Shqipëri të ngrenë ferma të vogla bujqësore.
Më tepër

Gratë kryefamiljare në vështirësi

Një grup grash hapën një ekspozitë me punimet e tyre artizanale, mbështetur në traditën popullore të Malësisë.
Më tepër

Fushata, Kuvendi i socialistëve hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive