E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / Evropë

BE miraton një patentë të përbashkët

x
Madhësia e gërmave - +
Bashkimi Evropian ka miratuar një patentë të përbashkët për bllokun me 27 anëtarë, pas thuajse 4 dekadash me debate për këtë çështje.

Parlamenti Evropian e miratoi sot patentën e përbashkët, pasi 25 nga vendet e BE-së ranë dakord të zëvendësojnë sistemin shekullor, në të cilin bizneset kërkojnë mbrojtje për patentat në shtetet e veçanta.

Spanja dhe Italia protestuan ndaj përdorimit të patentës së përbashkët, ngaqë dokumentet do të jenë vetëm në tre gjuhë, në anglisht, frengjisht dhe gjermanisht. Por avokati që mbronte interesat e Bashkimit Evropian në Gjykatën e Drejtësisë i hodhi poshtë kundërshtimet e Italisë dhe Spanjës.

Aktualisht, rreth 60 mijë patenta që lëshohen çdo vit në BE, mund t’i kushtojnë bizneseve mbi 25 mijë dollarë, dy të tretat e të cilave ato i kanë shpenzuar për përkthimin e  tyre në gjuhë të ndryshme.

Kur të hyjë në fuqi patenta e përbashkët, në vitin 2014, BE thotë se kostoja  do të jetë vetëm 6 mijë e 400 dollarë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shtohet dhuna sektare në Irak

Makina bombë shpërthyen në zonat e banuara nga shiitët në kryeqytetin irakian dhe në Basra duke vrarë të paktën 31 persona dhe duke plagosur dhjetra të tjerë
Më tepër

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dijeni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive