Lidhje

HSBC paguan gjobën nga qeveria amerikane


Gjigandi bankar i Britanisë, HSBC, ka rënë dakord t’i paguajë autoriteteve amerikane shumën e 1,9 miliardë dollarëve për një rast të pastrimit të parave.

Çështja kishte të bënte me transferimin e miliarda dollarëve të trafikantëve meksikanë të drogës dhe shteteve të papërgjegjshme si Irani, përmes sistemit financiar të Shteteve të Bashkuara.

Banka angleze pranoi që çështja të mbyllet përmes një marrëveshjeje me Departamentit amerikan të Drejtësisë, që do të thotë se për Bankën nuk do të ketë ndjekje të mëtejshme ligjore për këtë çështje, në se përmbushen disa kushte.

Banka HSBC tha sot përmes një deklarate se sipas marrëveshjes, ajo do të bashkëpunojë me rregullatorët dhe autoritetet ligjore. Një vëzhgues i pavarur, po ashtu do të vlerësojë ecurinë e veprimeve të bankës për këtë çështje gjatë marrëveshjes 5-vjeçare.
XS
SM
MD
LG