E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

SHBA njohin koalicionin e opozitës siriane

Por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara përkrahin krahun e opozitës që ka pjesëmarrës terroristë.

obama
obama
Madhësia e gërmave - +
Presidenti amerikan Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara e njohin koalicionin e sapo-formuar sirian të grupeve opozitare - një lëvizje që synon shtimin e trysnisë kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.
 
Z. Obama thotë se koalicioni i ri opozitar është mjaft përfaqësues dhe mund të shihet si "përfaqësues legjitim" i popullit sirian", përkundrejt regjimi të Assadit."
 
Por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara përkrahin krahun e opozitës që ka pjesëmarrës terroristë.
 
Në intervistën televizive në rrjetin ABC, presidenti Obama vuri në dukje se një element i vogël, i quajtur  al-Nusra - brenda koalicionit opozitar - është i lidhur me al-Kaidën në Irak, dhe Amerika e ka përcaktuar atë si një organizatë terroriste.
 
 Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli zyrtarisht grupin Jabhat al-Nusra si organizatë terroriste -  dhe bllokoi pasuritë e saj. Sanksione u shpallën edhe kundër dy grupeve të armatosura që mbështesin presidentin sirian al Assad.
 
Analistët thonë se organizata al-Nusra ka qenë ndër më efektivet mes grupeve rebele kundër qeverisë Asad.  Ky efektivitet ka ngritur shqetësime se ekstremistët po uzurpojnë revoltën 21 muajshe në Siri.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive