E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Vdiq senatori i Havait, Daniel Inouje - 88 vjeç

Në një deklaratë me shkrim, presidenti Barak Obama tha se vendi humbi një hero të vërtetë.

daniel
daniel
Madhësia e gërmave - +
Senatori i Havait, Daniel Inouje, anëtari me vjetërsi më të madhe në senatin amerikan dhe i treti në radhë për presidencë, vdiq dje në moshën 88 vjeçare.
 
Senatori Inouje, veteran i dekorua i Luftës së Dytë Botërore, ndodhej në spital në Uashington që nga 6 dhjetori, kur i ra të fikët në zyrën e tij në Senat. Vdekja e tij të hënën u atribuohet komplikacioneve të frymëmarrjes.
 
Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Harry Reid e njoftoi vdekjen e kolegut të tij Inouje në sallën e Senatit.
 
Në një deklaratë me shkrim, presidenti Barak Obama tha se vendi humbi një hero të vërtetë.  Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell e quajti senatorin Inouje një figurë politike shembullore i cili kishte çdo arsye për të tërhequr vëmendjen për veten e tij, por që kurrë nuk e bëri.
 
Në kohën e vdekjes, z. Inouje ishte kryetar i përkohëshëm i Senatit, i treti në rradhë për presidencën pas zëvendëspresidentit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
 
Kur Hawaii u bë shtet i SHBA-së në vitin 1959, Daniel  Inouje u zgjodh përfaqësuesi i parë i shtetit, si dhe u rizgjodh për një mandat të plotë në vitin 1960. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 1962 dhe shërbeu për 9 mandate rresht.
 
Danie Inouje ishte një nga senatorët demokratë më me ndikim në Kongres.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive