E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Egjipt, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen

Nëse dorëheqja e tij pranohet, kjo do të jetë një goditje për presidentin Morsi

TALAAT
TALAAT
Madhësia e gërmave - +
Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit, Talaat Abdullah, i emëruar në këtë post para një muaji nga presidenti Mohamed Morsi, paraqiti dorëheqjen e tij.

Zoti Abdullah dorëzoi letrën e dorëheqjen të hënën, pasi qindra prokurorë publikë organizuan një protestë ulur jashtë zyrës së tij, duke thënë se vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të emërojë një Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që të sigurojë një ndarje të pushteteve.

Nëse dorëheqja e tij pranohet, kjo do të jetë një goditje për presidentin islamik i cili ka qenë në një luftë për pushtet me gjyqësorin që muajin e kaluar kur shpalli një dekret.

Protestat masive kanë detyruar presidentin të tërheqë dekretin, por ai refuzoi të anullojë një referendum për një kushtetutë të hartuar me ngut. Presidenti Morsi deklaroi fitoren në raundin e parë të referendumit më 15 dhjetor, por opozita ka akuzuar mbështetësit e tij për shkelje të votimit dhe po bën thirrje për protesta masive të reja të martën.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
18.12.2012 08:54
URIME KRYEPROKURORIT TE EGJYPTIT Z TALAT ABDULLAH PER DOREHEQEJEN I VENE NGA PRESIDENTI MORSI NUK PRANON GJUHETINE E SHTRIGAVE TE PRESIDENTIT MORSI PER TA KTHYER EGJYPTIN NE NJE FASHIZEM RADIKAL ISLAMIK KUNDRA LINDJES TE MESME DHE VECARISHT IZRAELIT,DUHET QE OPOZITA TE MOS NJOHE REFERENDUMIN KU FITOJ ME MASHTRIME VELLAZERIA MUSLIMANE E PRESIDENTIT MORSI...POR ME VEPRIMET E MORSIT TE COJNE NE ATENTATIN E ANVAR SADATIT..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive