E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Shëndetësi

Sëmundjet infektive të reja e të vjetra

x
Madhësia e gërmave - +
Carol Pearson
Epidemitë kanë sëmurë dhe vrarë miliona njerëz përgjatë historisë. HIV / AIDS ka marrë 25 milionë jetë që nga identifikimi i sëmundjes ne vitin 1981. Kjo është një nga sëmundjet e reja ngjitëse, por sëmundjet më të vjetra ende shkaktojnë vdekje të panumërta dhe vuajtjet: kolera, ethet e verdha, tuberkulozi dhe malaria, janë disa prej tyre. Por çfarë po bëhet për të të përmbajtur këto sëmundje dhe për të shpëtuar jetë njerëzish?
 
 
Një pickim nga një mushkonjë e thjeshtë mund të përfundojë jetën e dikujt ose ta ndryshojë atë përgjithmonë. Një teshtitje, një shtrëngim duarsh apo edhe ndarja e një tavoline mund të bëjë të njëjtën gjë.

Kjo ndodhi ndërsa H1N1 - ose gripi i derrave - u përhap nëpër botë pak vite më parë. Sëmundjet infektive të tilla si malarja, HIV / AIDS dhe tuberkulozi janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global.

Sëmundjet e diarresë të tilla si kolera kanë vrarë më shumë se 100.000 njerëz çdo vit. Haiti dhe Republika Domenikane thonë se kanë nevojë për 2 miliardë dollarë për të luftuar epideminë e kolerës që së pari shpërtheu në vitin 2010. Që atëherë, sëmundja ka vrarë rreth 8 mijë njerëz dhe ka sëmurë më shumë se gjysmë milioni.
 
Në një simpozium në Washington, zyrtarë dhe eksperetë amerikanë të shëndetësisë u takuan për të diskutuar sfidat e  sëmundjeve infektive, të reja e të vjetra. Dr Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit, tha se shumica e këtyre sëmundjeve janë rezultat nga fakti se ndërsa popullsia rritet, njerëzit vijnë në kontakt më të ngushtë me kafshët.
 
"Kur popullsia shtohet, mjedisi ngushtohet dhe njerëzit vijnë në kontakt gjithnjë e më të ngushtë me kafshët dhe këto kontakte janë një nga kontribuesit kryesore për sëmundje të reja infektive."
 
Sëmundjet e reja infektive shfaqen edhe kur bakteret apo viruset shndrrohen dhe nuk ndikohen më nga barnat dikur të efektshme. Një shembull është ilaçi rezistent ndaj tuberkulozit. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimin e klimës. Ethe tropikale janë gjetur tani në gjysmën e vendeve të botës. Këto ethe shkaktohen nga një pickim nga një mushkonjë e infektuar me virusin.
 
Ndërsa kërcënimet janë të mëdha, ne tani kemi mjetet më të mira për t’i luftuar këto sëmundje, thotë Dr. Thomas Frieden, kreu i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve:
 
"Ne kemi teknologji të re, kemi komunikim më të mirë, laboratorë më të saktë dhe punojës më të përgatitur." 

 
Kjo do të thotë se nga zbulimi i infeksionit të ri deri në përgatitjen e ilaçit apo vaksinës koha është më e shkurtër.
 
"Imunizimi është në fakt një nga zbulimet më të mëdha të shekullit të kaluar. Vaksinat e sotme parandalojnë rreth tre milionë vdekje çdo vit. Dhe vaksinat që janë duke u zhvilluar mund të parandalojnë miliona vdekje të tjera."
 
Kontrolli i këtyre sëmundjeve varet nga vigjilenca e vazhdueshme e sistemeve shëndetësore publike në të gjithë botën. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se dobësitë në infrastrukturën e shëndetit publik janë
faktorët kryesorë nxitës në shpërthimet e sëmundjeve infektive. Një rast i tillë: shpërthimi i kolerës në Haiti pas tërmetit masiv në vitin 2010, shkatërroi aftësinë e vendit për t'u kujdesur për të sëmurët.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive