E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Protestë për kontrollin e armëve

x
Madhësia e gërmave - +
Jeff Swicord
Përkrahësit e kontrollit të armëve dolën nëpër rrugët e Uashingtonit për të kërkuar ligje më të forta mbi armët, vetëm pak ditë pas masakrës në Njutaun të shtetit Konektikat, ku humbën jetën 26 veta.  Para se të ndodhte incidenti në shkollën fillore Sandy Hook, ligjvënësit nguronin të propozonin ligje për kontrolle më të ashpra për armët, por siç vihet në dukje në materialin e mëposhtëm, kjo mund të ndryshojë.
 
Disa qindra protestues kundër armëve, u mblodhën përpara Kongresit amerikan dhe marshuan drejt zyrave të Shoqatës Kombëtare të Armëve, lobi më i madh pro armëve në Shtetet e Bashkuara.
Pas një prej incidenteve më vdekjeprurëse në historinë amerikane, protestuesit thanë se ka ardhur koha, që politikat të lihen mënjanë dhe të miratohen ligje më të ashpra për armët. Beverly Champeau është nga Rokvilli i Marilandit.

“Nëse nuk veprohet tani, kur do të bëhet kjo? 20 fëmijë të vegjël të vrarë, plus mësuesit e tyre?”

Gjatë fushatës së fundit elektorale, kontrolli i armëve konsiderohej një çështje përçarëse dhe shumë e rrezikshme për t’u përmendur. Politikanët në favor të ligjeve më të ashpra mbi armët as që nuk e përmendën këtë çështje.
Tani protestuesit thonë se vrasjet në shkollën fillore në Konektikat ka ndryshuar dialogun mbi kontrollin e armëve. Ata u inkurajuan nga fjalimi që Presidenti Obama mbajti të djelën në ceremoninë e zhvilluar në Njutaun.

“Nëse do të jemi të sinqertë në vetvete, përgjigja është: Jo. Ne nuk po bëjmë sa duhet dhe do të na duhet të bëjmë ndryshime. Që prej ardhjes time në detyrën e presidentit, kjo është hera e katërt që ne mblidhemi për të ngushëlluar një komunitet të shkatërruar nga të vrasjet në masë”.

Ndërsa protestuesit mblidheshin para zyrave të Shoqatës Kombëtare të Armëve, Gary Ward nga Virxhinia ishte i vetëm në opozitë.

“Nëse një mësues apo një drejtor shkolle i armatosur do të ndodhej në shkollë, dhunës do t’i jepej fund me një të shtënë arme, duke shpëtuar edhe jetën e dhjetra fëmijëve”.

Erich Pratt, anëtar i organizatës, Pronarët e Armëve të Amerikës, është i të njëjtit mendim. Ai thotë se e drejta e qytetarëve për t’u armatosur dhe për t’u vetëmbrojtur do të ndihmojë në parandalimin e tragjedive të tilla.

“Nëse do të kisha fëmijën tim në atë shkollë, do të doja që një i rritur i përgjegjshëm të ishte i armatosur. Në vend që të telefonohej policia dhe të pritej për mbërritjen e ekipeve të ndihmës së shpejtë pas 10-15 minutash, një person i armatosur mund ta zgjidhte situatën menjëherë”.

Projektligji për kufizimin e armëve pritet të paraqitet në Kongres në janar. Përkrahësit e kontrollit të armëve thonë se beteja do të jetë e vështirë, por ata besojnë se situata aktuale është në favor të kauzës së tyre.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: vlonjati nga: usa
19.12.2012 01:12
Ky trapi qe shet arme, thote : te blej arme kush te doje dhe neqoftese dikush do te vrase dike ai qe eshte i rrezikuar duhet te kete arme qe te mbrohet, pra pershesh me lesh

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive