E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Evropë

Mbretëresha Elizabet në mbledhjen e kabinetit

x
Madhësia e gërmave - +
Mbretëresha Elizabet e Britanisë mori pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, për të shënuar jubileun e diamandtë.

Kjo është hera e parë në të paktën 100 vjet që një monark britanik merr pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Mbretëresha u prit nga kabineti i kryeministri David Camron dhe stafi i tij në rezidencën zyrtare, Rruga Downing numri 10 në Londër. Ajo u ul pranë kryeministrit gjatë takimit 30 minutësh. Qeveria britanike tha se mbretëresha mori pjesë në takimin e sotëm si vëzhguese, jo si kontribuese, për nder të 16-vjetorit të saj në fronin mbretëror të Britanisë.

Ajo u largua nga takimi për të vizituar Ministrinë e Jashtme të Britanisë, e shoqëruar nga sekretari i jashtëm William Hague. Disa e komentuan me shqetësim pjesëmarrjen e mbretëreshës në mbledhjen e qeverisë, si një shkelje të kufirit që ekziston mes qeverisë dhe monarkisë.

Si kryetare shteti, mbretëresha kryen vetëm funskione ceremoniale dhe detyra zyrtare që lidhen me qeverinë, por qëndron neutrale për çështjet politike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
18.12.2012 19:25
MBRETERESHA ELIZABET E BRITANISE THEU NJE TABU KU MORI PJESE NE NJE MBLEDHJE QEVERIE ME KRYEMINISTRIN DAVID CAMERUN DHE VIZITOI DHE MINISTRINE E JASHTME ME Z HAGUE.KJO TABU QE U THYE ESHTE NJE OGUR I MIRE QE MBRETERESHE TE MERET DHE ME CESHTJET POLITIKE DHE NUK DUHET TE QENDROJE NEUTRALE THJESHT CEREMONIALE..BRITANIA E MADHE DUKUR ME NJE POLITIKE AKTIVE NE EVROPE DHE BOTE ZERI I ASAJ ESHTE I ZBETE..ZGJARESIA ANGLEZE DHE PARASHIKIMI GJEOSTRATEGJISE BOTERORE DUHET QE ANGLIA TE JETE DY HAPA PARA BOTES..ISH KRYEMINISTRI TONY BLER KA THENE DO TE KORIGJOJNE PADREJTESITE QE I KANE BERE PARAARDHESIT TIM SHQIPETAREVE NE VITIN 1913 ,FJALA PER CURCILLIN...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive