E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

2012-a, një nga më vdekjeprurëset për gazetarët

x
Madhësia e gërmave - +
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Shtetet e Bashkuara, një organizatë që nxit lirinë e shtypit, thotë se vdekjet në vendet me luftime dhe ato me objektiv të veçantë në tri vende të botës, e kanë bërë 2012-ën një nga vitet më vdekjeprurëse për gazetarët.

Komiteti thotë se deri në mes të dhjetorit, 67 gazetarë figuronin të vrarë për këtë vit, në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre. Kjo shifër është mbi 40 për qind me e lartë se ajo e vitit 2011.

Grupi thotë se rreth 30 vrasje të tjera janë duke u hetuar. Në raportin e publikuar sot, thuhet se gjatë luftimeve në Siri janë vrarë 28 gazetarë nga forcat qeveritare, ose të opozitës. 12 gazetarë janë varrë në Somali, në Pakistn janë vrarë 7 gazetarë, 4 në Baluchistan dhe 4 në Brazil.

Komiteti pë Mbrojtjen e Gazetarëve tha se në Meksikë, ku figuron të jetë vrarë një gaztetar është përdorur dhunë  e jashtëzakonshme për të censuruar shtypin, dhe disa prej tyre janë duke u hetuar. Grupi përmend disa vende të tjera ku është vrarë të paktën një gaztear, si Rusia, Nigeria, Irani dhe Filipinet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive