E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Të krishterët në Siri

x
Madhësia e gërmave - +
JAMES BROOKE
Ndërsa afrohen Krishtlindjet, dy milionë të krishterët sirianë nuk po festojnë. Ata janë të shqetësuar. Nëse një qeveri islamike do të zëvendësojë qeverinë laike të Bashar al-Asad, të krishterët pyesin veten se çfarë të ardhme do të ketë për pakicat fetare në Siri.

Libani po përgatitet për Krishlindjet. Por këtu në Bejrut, refugjatët e krishterë nga Siria parashikojnë krishlindje të zymta për komunitetin e tyre në vendlindje.  

Daniel, një ortodoks armenas, u largua nga Siria tre muaj më parë me gruan dhe pesë fëmijët e tij.

"Duhet të vija këtu. Ne si sekt i krishterë jemi në shenjestër. Salafisët, Vëllazëria Myslimane dhe njerëzit e Al-Kaidës erdhën dhe na zhvendosën".

Daniel, i cili punon si mekanik makinash, thotë se para luftës civile, Siria ishte një vend laik me tolerancë fetare.
 
"Në servisin ku punoja kishte armenas, të krishterë, myslimanë – të gjithë hanim bashkë – hynim e dilnim me njeri tjetrin pa pyetur në ishe mysliman apo i krishterë.”

Pas Egjiptit, Siria ka popullësinë e dytë më të madhe të krishterë në botën arabe – rreth 2 milion njerëz.

Por Kamal Sioufi, president i Karitasit Libanez, një organizatë bamirëse e krishterë, është i shqetësuar rreth së ardhmes së fesë së tyre në rajon.

"Problemi është në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme: Numri i myslimanëve po rritet ndërsa ai i të krishterëve po zvogëlohet dhe pushteti është për myslimanët dhe jo për të krishterët."

Të humburit në luftën civile të Sirisë mund të jenë të krishterët, rreth 10 përqind e popullatës.

"Problemi është minoriteti pasi ata nuk kanë asnjë pushtet në Siri kështu që do të jenë njerëz të kategorisë së dytë."

Refugjatët e krishterë është vështirë t’i gjesh në Liban. Ata shpesh zhduken në shtëpitë e të afërmve të tyre dhe qëndrojnë të fshehur.

Danieli ka dy motra në Bejrut. Për ta ngritur moralisht, Lidia i këndon këngën "Silent Night" në armenisht.

Ajo përshkruan darkën e Krishtlindjeve, që fillon me një gjeldeti të mbushur me gështenja.

"Bëjmë oriz dhe spërkasim arra mbi të. Nëna na ka mësuar një recetë siriane, proshutë mbushur me hudhra, karrota e të tjera. Gatuajmë gjithashtu gjoks pule me susam".

Por me gjysmën e familjes të bllokuar në Siri, Danieli është i shqetësuar për të ardhmen.

Ai kujton se familja e tij mbijetoi vetëm pasi gjyshërit e tij u larguan nga Turqia para vrasjeve masive të armenëve në vitin 1915.

"Më 1915 gjyshërit e mi ishin shumë të pasur. Ata lanë çdo gjë dhe u larguan. Falë tyre jemi gjallë ne sot. Dhe unë lashë çdo gjë për fëmijët e mi. Ne nuk festojmë dot Krishlindjet."
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
24.12.2012 13:36
I vetmi vend demokratik i botes muslimane eshte Shqiperia. Dhe per ironi kjo vjen sepse islamizmi ne Shqiperi u dobesua nga rregjimi komunist. Te krishteret e Sirise jo vetem do shypen nen nje rregjim islamik te zgjedhur me vota te lira por edhe do shperngulen drejt vendeve me demokratike. E verteta eshte qe islami dhe demokracia si perceptohet ne perendim nuk jane kompatibel. Gjithsesi mendoj se me ardhjen e rregjimeve islamike ne Afriken veriore islamistet vetem se do te dobesohen. Ekonomia do vazhdoje te degjeneroje dhe populli do vuaje, lirite e pakta qe kane do zhduken e grate do behen qytetare te dores dyte. Keshtu qe dikur do ngrihen kunder tyre.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë nga parapurgimi

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Apple:kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara

Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave
Më tepër

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë të diskutojnë të mërkurën rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive