E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Filmi “The Hobbit” në kinematë amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Nëntë vite mbas triologjisë kinematografike “Mbreti i Unazës”, regjizori fitus i çmimit Oscar, Peter Jackson rikthehet me filmin e bazuar tek romani i shkrimtarit britanik John Ronald Reuel Tolkien me titull “The Hobbit: Një udhëtim i papritur”.  Romani i vitit 1937 karakterizohet nga një tematikë më e lehtë se triologjia pasuese e vitit 1954, pasi në të përfaqësohet një periudhë më e qetë. Triologjia “Mbreti i unazës” ishte e ndikuar nga masakrat e Luftës së Dytë Botërore. Filmi “The Hobbit” është pjesa e parë e triologjiës së re të regjizorit Jackson, e cila rrëfen subjektin pararendës të triologjisë së njohur “Mbreti i unazave”. Shikuesit dhe adhuruesit e kinemasë kanë vlerësuar së tepërmi përdorimin e teknologjsë por mbete për t’u parë nëse filmi “The Hobbit”  do të arrijë suksesin e trioligjisë së parë “Mbreti i Unazave”.
                                      
Filmi i parë i Peter Jacksonit “Mbreti i unazave” – një triptikë kinematografike për betejën mes të mirës e së keqes - u publikua tre muaj përpara sulmit ndaj Kullave Binjake. Shikuesit e identifikuan me botën apokaliptike të filmit atë sulm.

Mbas 9 vitesh e 17 çmimesh Oscar, regjisori Jackson i është rikthyer botës së Tolkienit me filmin “The Hobbit; Një udhëtim i papritur”, filmi i parë i trioligjisë së tij të re.

Tolkieni e shkroi këtë roman për fëmijët e tij në vitin 1937. Që në nisje, kjo seri pararendëse e krejt subjektit, reflekton pikëpamjet e autorit.  Pamjet janë të freskëta dhe me dritë kahasuar me filmat paraardhës falë përdorimit të teknologjisë më të fundit dixhitale kompjuterike që ka sjellë në jetë  në këtë film mijëra karaktere si dhe botë tre dimensionale.

“Ky film jep një ndjenjë të veçantë të shikueshmërisë së tij, do t’iu duket sikur e keni kapërcyer ekranin dhe jeni në një dritare në botën reale”.

Skena ku Hobbit humbet në shpellë dhe takon për herë të parë Gollumin, paraqet gjithë arritjet e teknologjisë së filmit.

“Doja që ai të dukej i njëjtë edhe nga pamja e jashtme por nën lëkurën e tij, muskujt rreth syve dhe gojës janë shumë realë dhe më kompleksë. Kur Andy Serkinsi interpretoi Gollumin, çdo nuancë e vogël e interpretimit të tij është kapur me saktësi në kukullën dixhitale”.

Andy Serkis është sërish Gollumi, duke tejkaluar interpretimet e tij të mëparshme. Aktorë të tjerë që janë rikthyer janë: Ian McKellan si magjistari Gandalf dhe Kate Blanchet si princesha Galadriel. Elijah Wood ka rolin e Frodos. Por aktori i ri Martin Freeman ka rolin kryesor të djalit të turpshëm në dukje, por trim në vetvehte të quajtur Hobbit, Bilbo Baggins, i cili rekrutohet për të  ndihmuar 13 xhuxhër në rivendsojen e mbretërisë së tyre.

Filmi Hobbit është një pararendës i trioligjisë befasuese të Peter Jacksonit. Por një variant më i shkurtër i këtij filmi do të ishte për disa edhe më emocionues.
Elementi komik në film ul gravitetin e triologjisë origjinale. Por të gjitha këto thuhen, kur ende nuk janë shfaqur dy pjesët e tjera të trioligjisë. Megjithatë, deri tani, filmi The Hobit, ndonëse befasues, nuk është në nivelin e arritjeve të mëparëshme të regjizorit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive