E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Tregtia në internet shënon rritje të shpejtë

x
Madhësia e gërmave - +
Konsumatorët amerikanë po shpenzojnë më shumë se kurrë në tregtinë e internetit, një prirje që ekspertët thonë se ka gjasa të përhapet në vende të tjera. Shitjet në internet tani përbëjnë 10 për qind të shitjeve me pakicë në Shtetet e Bashkuara, duke bërë që dyqanet tradicionale të kërkojnë mënyra tjera për të ruajtur klientët e tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Randle bisedoi me disa ekspertë dhe tregtarë dhe përgatiti kronikën.

Lynne Shaner përdori internetin për të blerë të gjitha gjërat e nevojshme për  dasmën e saj dhe dhuratat me rastin e festave për burrin dhe vajzën e saj.
Përveç ushqimit, 90 për qind të blerjeve ajo i bën përmes kompjuterit në apartamentin e saj në Uashington.

“Duke zgjedhur në internet gjërat për të cilat kam nevojë dhe duke porositur ardhjen e tyre te pragu i derës së shtëpisë, unë shmang përdorimin e makinës, turmat e njerëzve dhe zhurmën. Prandaj, nga shtëpia bëj përzgjedhje më të mirë për gjërat që më duhen”.

Ka shumë njerëz si zonja Shaner. Analistët thonë se tregtia në internet në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rekorde të reja në muajt nëntor dhe dhjetor. Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve kanë bërë të paktën një blerje përmes internetit.

Tregtarët tradicionalë kanë frikë se shtimi i tregtisë në internet do të zvogëlojë hapësirën e tyre të tregut.
Profesori i marketingut në Universitin Cornell, Ed McLaughlin thotë se ata kanë arsye për shqetësim. Ai përmes Skype-it bisedoi me Zërin e Amerikës.

“Nëse mund të porositet përmes internetit, ashtu do të bëhet. Pra, është vetëm çështje kohe”.

Zoti McLaughlin thotë se dyqanet tradicionale mund të ruajnë klientët e tyre duke ofruar mallra si veshjet, të cilat konsumatorët duan t’i shohin dhe t’i provojnë para se t’i blejnë, si dhe artikujt që nuk mund të dërgohen me postë. Ai thotë se edhe disa nga dyqanet që zakonisht ofrojnë shërbime vetëm në ndërtesat e dyqaneve të tyre kanë filluar t’i ofrojnë shërbime klientëve të tyre që mund të realizohen në internet si riparimi e kompjuterave dhe pajisjeve tjera elektronike.

Dyqane tradicionale gjithashtu ofrojnë një përvojë sociale që preferojnë disa nga konsumatorët.

Bill Martin është themelues i kompanisë ShopperTrak.

“Ana emocionale është e rëndësishme kur blehet diçka. Shpesh, ke nevojë për një ndjesi vendosmërie, që ajo që po blen është vërtet ajo që do, dhe këtë lloj ndjesie nuk e ke gjithmonë kur blen në internet. Tregtia në internet është një proces tepër i ftohtë”.

Zoti Martin gjithashtu thotë se dyqanet tradicionale mund t’i sjellin mallrat në shtëpi më shpejt se sa dyqanet në internet. Tregtarët tani përmes faqeve të tyre të internetit po inkurajojnë konsumatorët të vizitojnë dyqanet e tyre dhe anasjelltas.

Ndërkohë që tregtia në internet është shqetësuese për disa tregtarë, ajo është një nxitje e madhe për bizneset postare si FedEx dhe UPS.
Menaxherja e kompanisë UPS, Dana Kline thotë se tregtia në internet e shton biznesin për kompaninë e saj sidomos në këtë periudhë të vitit.

“Më 20 dhjetor ne presim 28 milionë porosi për dërgesa brenda ditës, që e cila është rreth një milion  më shumë në të njejtën periudh të vitit të kaluar”.

Si rezultat i shtimit të aktiviteteve,  UPS është duke punësuar 55 mijë punëtorë të përkohshëm gjatë sezonit të pushimeve për të realizuar dërgesat e porositura në internet.

Këto dergesa shpërndahen në shtëpitë e konsumatorëve si Lynn Shaner.
Ekspertët thonë se me rritjen e numërit të përdoruesve të internetit dhe telefonave inteligjentë, tregtia në internet ka të ngjarë të vazhdojë rritjen e saj këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive