E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Opozita egjiptiane, e gatshme për të sfiduar referendumin

x
Madhësia e gërmave - +
Koalicioni liberal i opozitës në Egjipt thotë se do ta sfidojë rezultatin e referendumit për kushtetutën. Siç rezulton nga rezultatet paraprake kushtetuta e mbështetur islamistët ka siguruar miratim në votimet me dy raunde që përfunduan dje. Sot, anëtarët e Frontit për Shpëtimin Kombëtar, një lëvizje e opozitës egjiptiane, thanë se do të paraqesin nesër ankesa për parregullsitë e vërejtura gjatë votimeve.
                                
 Mbi 70 për qind e votuesve i dhanë mbështetjen kushtetutës dje në raundin e dytë dhe të fundit të hedhjes në votë të dokumentit. Rezultatet paraprake tregojnë se dokumenti është miratuar, ndërkohë që në raundin e parë të zhvilluar më 15 dhjetor rreth 56 përqind e votuesve i thanë po kushtetutës.

Partia Vëllazëria Muslimane, e presidentit Morsi ka deklaruar fitoren  e kushtetutës në referendum, megjithatë rezultatet zyrtare të këtij referendumi do të shpallen pas disa ditësh.

Fitorja e referendumit për kushtetutën mund të jetë një fitore për presidentin islamik Mohamed Morsi, por kostoja e saj është e lartë.
Përçarjet e thella që solli debati për këtë kushtetutë përbëjnë kërcënim për revolta të vazhdueshme.

Beteja e ashpër e muajve të kaluar për formulimin e kushtetutës ka larguar shpresën se dokumenti i shumëpritur prej kohësh do t’i sillte vendit konsensus në rrugën që Egjipti do të marrë mbas rrëzimit të regjimit autokratik të Hosni Mubarakut.

Por në vend të kësaj, Morsi zhgënjeu shumë jo islamikë të cilët e mbështetën atë dikur dhe që janë kthyer tani në armiqtë e tij, si rezultat i përkrahjes së madhe që ai po i jep partisë Vëllazëria muslimane dhe islamikëve të tjerë.

Krahu më i ashpër i mbështetësve të tij janë të vendosur që të zbatojnë dispozitat ligjore që bazohen tek ligjin islamik në kushtetutë, çka pritet që të jetë edhe pika që thellon edhe më tej përçarjet.

Opozita e tij laike dhe liberale, përballet me detyrimin për të organizuar pjesën e popullatës që janë të zemëruar nga qëndrimi i Morsit dhe Vëllazërisë Muslimane që ata e shohin si përpjekje për të monopolizuar pushtetin.

Grupi kryesor kryesor i opozitës, Fronti i Shpëtimit Kombëtar, tha se do të nisë tani përgatitjet për zgjedhjet e dhomës së ulët të parlamentit egjiptian, që pritet të mbahen në fillim të vitit tjetër.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive