E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Çavez mund të mos bëjë betimin

x
Madhësia e gërmave - +
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës thotë se nuk do të shpallë zgjedhje të reja nëse Presidenti Hugo Çavez nuk është në gjendje të bëjë betimin më 10 janar, siç kërkohet me ligj.
        
Dje, Diosdado Cabello tha para një tubimi politik se zotit Çavez mund t’i duhet pak më shumë kohë për ta marrë veten pas operacionit që bëri në Kubë për t’u kuruar nga kanceri.
        
Presidenti Çavez nuk ka dalë në publik për gati 2 javë, duke zgjuar shqetësimet se mund të mos jetë në gjendje të kryejë funksionet e tij presidenciale.
        
Disa kritikë të Presidentit Çavez besojnë se Gjykata e Lartë që drejtohet nga aleatë të tij, do ta lejojë zotin Çavez të zgjasë mandatin ekzistues pa bërë betimin për mandatin e ri, në pritje të përmirësimit shëndetësor.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
24.12.2012 16:09
Nese Çaves e ka te pamundur te kryeje funksionet e larta ndaj vendit te vet, duhet te krijoje hapsira e mundesi per te mos penguar ecjen para. Sot, ne kulturen e re boterore, nuk ka njerez te pazevendesuar, sado te pergatitur e popullor te jene ata. Ai ka deshmuar se mungesa e tij, do te thote transferim pushteti. Por kjo duhet pare me objektivitet. Megjithate per Çaves dhe familjen e tij e rendesishme eshte permiresimi gjendjes shendetesore.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive