E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Bota

Politika ruse për Sirinë

x
Madhësia e gërmave - +
JAMES BROOKE
Në ditët e Bashkimit Sovjetik, Moska ishte një lojtare e rëndësishme në botën arabe. Por në dy vitet e fundit, Kremlini ka mbështetur vazhdimisht palët humbëse në Pranverën Arabe.

Në Siri, presidenti Bashar al-Assad është duke përdorur raketa ruse, pushkë dhe tanke kundër rebelëve në betejë.

Por në Moskë, zyrtarët rusë janë duke u përpjekur për të bërë dallime mes Kremlinit dhe qeverisë Asad. Ky është Presidenti rus Vladimir Putin:

“Kremlini nuk është i shqetësuar për fatin e regjimit Asad, i cili ka sunduar Sirinë për katër dekada, dhe se ndryshimet janë të nevojshme. Por Rusia është e shqetësuar në lidhje me atë që do të vijë më pas”.

Si duket pozicioni që kërkon të luajë Rusia në Anjar, në një qytet kufitar libanez i bllokuar me refugjatë sirianë?

Deeb Abdel Khalik drejton grupe bamirësie që ndihmojnë refugjatët nga i njëjti sekt musliman që po rebelojnë kudër presidentit Assad.

“Rusia po vret të pafajshmit. Tani kemi dy Izraele – Izraelin vetë dhe motrën e tij, Rusinë”.
 
Brenda Sirisë, rebelët suni kanë kërcënuar të vrasin folësit e gjuhës ruse, duke filluar me Anhar Kochnevan, një gazetar ukrainas që u rrëmbye muajin e kaluar. Në dy javë, një forcë detare ruse duhet të mbërrijë në ujërat siriane në gadishmëri për të ndihmuar në evakuimin e mundshëm të rusëve.
 
Në Tripoli, një qytet verior libanez, suniu, Sheikh Walid Taboush thotë se Rusia ka humbur mbështetjen në të gjithë botën arabe.
 
“Rusia nuk do tja dijë për popullin sirian apo për të gjithë botën arabe”.
 
Vetëm një kilometer larg, por në anën ekstreme të ndarjes së thellë sektare në botën myslimane, Abo Ali Zoumar drejton një milici libaneze të të njëjtit sekt me atë të klanit që sundon në Siri. Ai vlerëson pozicionin e Rusisë.  

“Pozicioni i Rusisë është për tu nderuar. Unë i respektoj njerëzit me parime dhe ideologji. Njerëzit me parime të mbështesin gjithmonë. Ata nuk të braktisin kur humb dhe të mbështesin kur fiton. Kjo është imorale”.
 
Por në matematikën e botës Islame, rreth 80 për qind e muslimanëve në botë janë suni, duke përfshirë pothuajse të gjithë muslimanët e Rusisë. Vetëm dy vende të mëdha kontrollohen nga shiajtj --Siria dhe Irani.
Në Bejrut, Pali Salem është një analist politikë që drejton Qendrën Carnegie për Lindjen e Mesme. Ai thotë se presidenti Putin ka bërë një bast të humbur për presidentin e Sirisë.

“Kjo sigurisht që ka dëmtuar imazhin e Rusisë në Lindjen e Mesme në botën arabe, dhe botën myslimane në përgjithësi. Ky është një cmim I lartë, pa pothuajse asnjë përfitim. "
 
Pas mbështetjes së palës humbëse në revolucionet e Pranverës Arabe në Tunizi, Egjipt dhe Libi, Rusia po bën të njëjtën gjë edhe në Siri?
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Jakov nga: Israel
27.12.2012 07:34
Nuk me cudit fare qendrimi i botes arabe ndaj vendit tim,nuk eshte ndonje gje e re qe nuk e dija .Ai qe shkruan se tani ka dy israel qe vret sirianet --duke shtuar ketu dhe Rusine .Politika me shtate fytyra ruse eshte vfaqur me kohe dhe shtu do te mbetet mbasi vet PUT-in eshte nje pinjoll pasardhes i asaj politike staliniste qe ndoti boten per shume vite , mjafton te permend ato prapesi (Lexo poshtersi )qe beri pas luftes se Dyte duke futur ne kllap shume vende europiane e dukepushtuar ne menyren me barbara dhe anadollake te nje banditi sic ishte ai , te vendeve priballtike , te cilat se bashku me disa vende ish socialiste e pasonin per friken qe u shtiu dhe qe i mbajti lidhur per nje kohe te gjate deri sa mortja e perlau ashtu sic i takonte , por ne Rusine e sotme ku mbizoteron megallomania e stilizuar dhe asgje ne traste --reklama te shtiruar dhe korrupsion qe fillon nga presidenti e kryeministri qe bejne rokaden e nderimit te posteve ne menyren me te turpshme .Politika ruse ne lindjen e mesme eshte ajo taktike qe rusia e dekureshme bente si mike e arabeve duke qene kunder ShBA dhe aleatit te saje Israelit Rusia mund te bej kontrate edhe me te gjithe djajte e Ferrit te Dantes vetem qe ti kundervihet dy shteteve aleate qe permenda .Intersesi i Ruseve eshte te mbajne vazhdimisht ndezur nje apo me shume zjarre per te shitur armet e tyre qe i japin fitime dhe qe sot per sot perbejne buriminme te madh ne ekonomine e tyre .Prostituta ruse nuk heq dore nga zakoni i vjeter Ajo do vetem te diktoje dhe te vrase te sajte dhe te huaj , pastaj vjen e na jepmend duke edhe kercenuar se nuk kerkon nderhyrje aty apo ketu .Nuk eshte fare e veshtire per ta kuptuar kete lloje prostitucioni politik .Nukkuptoje akoma nje gje :Cila eshte frika qe mban Ameriken aq afer duke mos i prishur qejfin per asgje Rusise :shantazhi berthamor apo qendrimi dyfytyresh i vet Z.OUBAMBA Eshte nje fakt qe amerikanet e mefshte dukefutur brenda ne nje piriudhe te gjate kohore plot plehra nga gjithe bota sidomos afrikane e lloje lloje arabesh , akoma nuk po kupton se prej ketej po i vijne tere te zezat qe ka hequr deri me sot e do te vazhdoje ti vuaj ato po nuk nderoj taktike .C'i duket te shtoje akoma popullsi kur ka boll njerez qe vodhi nga gjithe bota , e kam fjalen per blerjen e mendjeje te ndritura europiane qe i dhane kaq nobeliste eqe sot padrejtesisht dhe ne menyre te turpshme kan humbur identitetine tyre duke harruar se kush jane :Jam amerikan --thote --kur ka atje jo me shume se 20 vjet .SHBA eshte nje shtet qe e krijoi Europa dhe per mua duhej te quhej Europa 2 se ajo e lindi dhe i dha mundesine per te jetuar .Tashme s'eshte rasti te cfletojme ne histori per gjera dhe fakte qe te gjithe i dijne .Po kthehem edhe nje here me problemin sirian .Pervec Rusise , Iranit dhe Korese se veriut , shtete qe furnizojne me arme nje rregjim te leckosur e te diskredituar ne bote , kujt tjeter qe nuke nxjerre shume koken nga uji , iintereson ajo lufte atje Kujt duan t'ja lene ate shtet post Asad , ne duar te kujt do te bjere , kjo eshte pyetja qe shtroje per diskutim e qe do te doja te kishte shkrime per kete teme teper te mprehte sot ne bote gje qe ka lidhje direkte me qetesine dhe mireqenien dhe stabilitetin e jetes ne Israel.Kjo per mua eshte esenciale !

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive