E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin fiskal

Madhësia e gërmave - +
Dhoma e Përfaqësuesve  miratoi projekt-ligjin me 257 vota për dhe 167 kundër, që mënjanon rritjen automatike të taksave që do të kishte hyrë në fuqi sot. Presidenti Obama e përshëndeti këtë vendim duke thënë se ky është një hap i mbarë drejt një përpjekjeje më të gjërë për trajtimin e çështjes së deficitit, i cili është tepër i lartë.

Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët e miratoi masën të martën vonë, pas tri ditësh të negociatave intensive.

Senati e miratoi këtë marrëveshje të martën  me 89 vota pro dhe 8 kundër. Presidenti Barak Obama e vlerësoi marrëveshjen e arritur në Senat dhe i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë ligjin pa vonesë.
 
Udhëheqësi i pakicës në Senat Mitch McConnell tha se kompromisi ishte një "marrëveshje  jo e përkryer", e cila do të lejojë që rritjet tatimore të mos prekin shumicën e amerikanëve. Ai falënderoi gjithashtu zëvendëspresidentin Joe Biden, i cili punoi nga afër me udhëheqësit e Senatit për të hartuar marrëveshjen.
 
Sipas planit, individët me të ardhura më shumë se 400 mijë dollarë në vit dhe çiftet me më shumë se 450 mijë dollarë në vit do të paguajnë më shumë taksa. Sipas këtij kompromisi, shtyhen për dy muaj shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes dhe programet e politikës së brendshme, duke i hapur rrugën një beteje tjetër mes palëve.
 
Zoti McConnell tha se u zgjidh cështja e të ardhurave dhe tani është koha për t’u marrë seriozisht me shpenzimet që kanë dalë jashtë kontrollit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
02.01.2013 09:51
Kam ndjekur me vemendje problemet ekonomike, finaciare dhe problemet e taksave ne vendet e zhvilluara. Me rezulton se kjo renie ekonomike dhe financiare eshte e stisur nga qarqe te caktuara politike dhe ekonomike te cilat nuk duan qe ti preket asnje priviligj jo vetem ekonomik por edhe politik dhe social. Shtylla kurrizore ekonomike, finaciare e cdo shteti nuk jane shtresa e varfer, por nuk eshte ne asnje rast edhe shtresa e pasur qe perben 1-5 perqind te popullsise. Sic thashe edhe me siper shtylla kurrizore e zhvillimt dhe e mireqenies eshte shtresa e mesme dhe biznesi i vogel, pastaj biznesi i mesem dhe ne fund vjen biznesi i madh. Ne lidhje me taksat, taksa duhen te jene takse e perzier pra takse e sheshte + progresive qe do te thote taksa te vendoset ne mvartesi te llojit te biznesit dhe te fitimit. Veprimet dhe masat qe po merr qeveria e SHBA me Barak Obamen dhe disa shtete europiane jane te drejta sepse shtresa e larte keq menaxhimet e tyre ne ekonomi duan t'ja kalojne me cdo kusht shtresesh te mesme ne menyre qe fitimet e tyre te jene te pa prekura. Rasti me flagrant eshte i shtreses se pasur dhe politikaneve grek qe ne menyre te hapur kane dale spekullimet, vjedhjet dhe shperdorimet financiare dhe gjithe kete gjurrulldi duan t'ja kalojne shumices se popullsise.
Nje gjendje e tille po ndodh edhe ne Shqiperi ku edhe ketu per pak kohe disa persona, disa familje, disa klane mafioze te caktuara te kryesuara nga kryemafiozi, kryetari i pozites dhe kryeministri aktual SALI BERISHA ka bere shperdorime te medha, vjedhje te medha, ka bere grabitje te medha financiare duke shtuar pasurine dhe ardhurat finaciare ne shifra marramendese te pa merituara. Ku e bija e tij ARGITA BERISHA (MALLTEZI) vetem ne mesim dhenie fiton 3000 USD ne nje dite dhe po te shumezohen per 365 dite sa bejne. Jo vetem kaq por ky person pra kriptokomunisti SALI BERISHA po del edhe tradhetari me i madh i popullit dhe i kombit shqiptar duke shitur dhe falur pasuri te medha te mbare popullit shqiptar si ujrat territorial, miniera, hidrocentrale, albtelekomin etj. Keto behen vetem qe te rrije ne pushtet ky "leckaman" dhe per me teper fut hundet dhe duar edhe ne zgjedhje elektorale duke vjedhur e grabitur votat ne menyre qe te ndryshoje rezultatin dhe te rrije ne pushtet ne menyre te pamerituar. Taksat jane rritur ne menyra marramendese dhe qeveria e SALI BERISHES nuk eshte tjeter vetem nje kerpurdhe parazite ne kurriz te popullit.
JAM PLOTESISHT DAKORT ME MASAT QE PO MERR QEVERIA E SHBA-SE ME BARAK OBAMEN NE KRYE DHE GJITHE ATO QEVERI QE PO MARRIN MASA TE TILLA.
Sipas Papes aktual Ratzinger nuk kemi asnje perfitim nga instalimi i politik, ekonomik dhe social i kapilizmit te eger, primitiv,
skllavopronar dhe feudal ku sundojne dhe kane mireqenie nje pakice shume e vogel e popullit. Prandaj duhet te merren shembujt nga vendet Nordike ose Skandinave qe kane ndertuar sisteme te kapitalizmit modern social demokrat. Te shikohet kush jane ne bote shtetet qe jane ne 10-teshe per mireqenie dhe begati. Tung.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive