E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Bota

Papa Benedikti, thirrje për paqe

x
Madhësia e gërmave - +
Në Meshën e ditës së parë të Vitit, Papa Benedikti bëri thirrje për paqe në botë dhe dënoi pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve.

Papa foli kundër asaj që e quajti “kapitalizëm i parregullt financiar” gjatë meshës në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, duke shënuar ditën botërore të paqes për kishën.
Mes udhëheqësve të tjerë botërorë të cilët uruan ditën e parë të vitit të ri ishin edhe presidenti rus Vladimir Putin. Ai i nxiti rusët që të punojnë së bashku, “të ecin me besim përpara”, për t’u bërë ballë sfidave në vitin 2013.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha në një dalje të papritur në televizion se  një çështje e rëndësishme e këtij vit do të jetë shmangia e përplasjeve mes vendit të tij dhe Koresë së Jugut. Ai foli edhe për ndërtimin e ekonomisë së vendit të tij.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive