E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Kina dëbon gazetarin e New York Times-it

x
Madhësia e gërmave - +
Pekini nuk i zgjati vizën një gazetari të New York Times-it, duke e detyruar atë të largohet nga Kina. Pekini duket se po hakmerret ndaj mediave të huaja për shkak të mbulimit kritik të aktivitetit të Partisë Komuniste.

Gazeta New York Times thotë se korrespondenti Chris Buckley "u detyrua të largohet nga Kina" pasi autoritetet nuk pranuan t’i jepnin atij një vizë për 2013 deri në fund të vitit, pavarësisht kërkesave të shumta  nga gazeta.

Gazeta njofton gjithashtu se shefi i zyrës së saj në Pekin, Philip P. Pan, i cili aplikoi për një vizë në muajin mars, ende nuk është akredituar. Sipas gazetës procesi i vizave dhe i akreditimit zakonisht kërkojnë një javë ose vetëm dy muaj.

Redaktorja ekzekutive e gazetës New York Times Jill Abramson tha në një deklaratë se ajo shpreson që Pekini do t'i miratojë vizat sa më shpejt në mënyrë që gazetarët të mund të vazhdojnë punën e tyre.

Në muajin tetor Pekini bllokoi faqet e internetit të gazetës Times në gjuhën kineze dhe anglisht, pasi gazeta botoi një artikull të gjatë për dyshimet mbi pasurinë e madhe të Kryeministrit Wen Jiabao.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: jakov nga: Israel
02.01.2013 06:48
Largimi i nje gazetari nga Kina eshte gjeja me elementare qe mund te prisni qe andej ,Ata kane qene dhe do te mbeten nje shtet enigmatik i cili ka pretendimete medha per te drejtuar boten plan te cilin e ka filluar shume heret dhe punojne per kete perdite .Kinezet nuk nxitojne por e zene lepurin me qerre sic thote fjala e urte shqipe .Une kam patur rastin ti njoh ata per kater vjet rrjesht nga shume afer dhe konkludoje me nje keshille te vogel :MOs u merrni me plehrat enigmatke te botes mbasi prej plehrave vetem pislleqe mund te nxjerresh .Ata do t'i hapin telashe te medha botes ne nje te ardheme jo fort te larget--ata nukndalen ne kete rruge .

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive