Lidhje

Shiu i parë meteorik i vitit 2013


meteor
meteor

Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies do jetë nesër, 3 janar, rreth orës 14.00 UTC.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shikohen nga toka këtë javë.

Meteorët Quadrantid do flakërojnë në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies është nesër, më 3 janar, rreth orës 14.00 UTC (15.00, sipas kohës së Shqipërisë).

NASA thotë shikuesit në Azi do të kenë mundësinë për të parë numrin më të madh të këtyre meteorëve.
XS
SM
MD
LG