E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Përleshje në Aleppo dhe Damask

x
Madhësia e gërmave - +
Trupat qeveritare siriane dhe forcat rebele u përleshën në rrethinat e Damaskut dhe pranë qytetit Aleppo.
 
Avionët qeveritarë bombarduan pjesën lindore të kryeqytetit dhe zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo, qendra më e madhe komerciale në vend.
 
Aktivistët anti-qeveritarë njoftuan gjithashtu për luftime të rënda në lagjen Daraja të Damaskut, me bombardime nga avionët luftarakë qeveritarë. Media shtetërore tha se trupat vranë dhjetra terroristë në Daraja dhe zonat përreth.
 
Rebelët sirianë janë përpjekur të rrëzojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad.   Aktivistët thanë se 45 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin që filloi me protesta paqësore anti-qeveritare në mars të vitit 2011. 
 
Sipas një propozimi nga i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi, të gjitha palët në Siri duhet t’i japin fund armiqësive, të hyjnë në një dialog kombëtar, dhe të formojnë një qeveri tranzicioni që do të çojë në zgjedhje të reja. Por plani nuk thotë asgjë për fatin e presidentit Assad, një lëshim që duket se ka bllokuar përparimin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Vetvrasje në Notre Dam

Autoritetet në Paris thonë se një shkrimtar dhe aktivist francez i së djathtës ekstreme vrau veten para altarit të Katedrales
Më tepër

Sekretari Kerry në Jordani

Vazhdojnë përpjekjet për të organizuar një konferencë paqe për Sirinë
Më tepër

Përpjekje rimëkëmbjeje në Oklahoma

Një tornado në këtë shtet shkaktoi shkatërrim dhe të vdekur
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive