E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Assad mban fjalimin e parë në disa muaj

x
Madhësia e gërmave - +
Presindenti i Sirisë Bashar al Assad majti sot një fjalim të rrallë ku bëri thirrje për t’i dhënë zgjidhje politike luftës civile në vendin e tij. Ai bëri thirrje për mobilizim në luftën kundër rebelëve që ai thotë se janë “terroristë të al-Kaidës”.

Zoti Asad, i cili foli në sallën e operës në qendër të Damaskut, tha se forcat siriane po luftojnë grupet e kriminelëve "vrasës" të financuara nga jashtë vendit. Ai propozoi mbajtjen e një konference kombëtare të pajtimit dhe një kushtetutë të re, por theksoi cilido që e ka tradhëtuar Sirinë do të përjashtohet nga dialogu. Ai mohoi se ekziston një kryengritje kundër sundimit prej disa dekadash të familjes së tij.

Bashar al Assad dukej me një besim në vetevete në fjalimin një orësh që ai mbajti, ku i kërkoi Perëndimit dhe fuqive rajonale t’i japing fund financimit dhe armatosjes së forcave rebele. Fjalimi i presidentit u ndërpre disa herë nga thirrjet “me shpirt dhe me gjak do të sakrifikojmë veten për ju”.

Sekretari i jashtëm britanik William Hague e dënoi fjalimin e zotti Assad si tepër hipokrit. Në një mesazh përmes Twitterit, zoti Hague e akuzoi presidentin sirian se është duke bërë premtime boshe për reforma, të cilat nuk mund t’i besojë askush.

Grupe siriane të opozitës në mërgim prej një kohe të gjatë i kanë hedhur poshtë ofertat e zotit Assad për lëshime politike si minimale, tepër të vonuara dhe këmbëngulin që ai të largohet nga pushteti, si kusht i vetëm për fillimin e bisedimeve. 

Grupet e të drejtave llogarisin se gati 60 mijë njerëz janë vrarë në Siri që kur presidenti Assad shtypi me dhunë ato që ishin fillimisht demonstrate paqësore pro-demokracisë në mars të vitit 2011. Protestat u shndërruan në një rebelim të armatosur për t’i dhënë fund regjimit autoritar prej katër dekadash të familjes Assad.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive