E enjte, 23 tetor, 2014

Lajme / Kulturë

Hollivudi dhe dhuna

x
Mike O’Sullivan
Sulmi me armë në shkollën fillore Sandy Hook të shtetit Konektikat ka ngritur sërish pyetje mbi lidhjen që mund të ekzistojë midis dhunës në media me rastet e sulmeve në jetën reale. Edhe në Hollivud janë duke u shtruar të njëjtat pyetje. Por atje njerëzit thonë se filmat me aksion e të dhunshëm janë një element kryesor i industrisë dhe se të paktën për momentin nuk ka të ngjarë që ata të zhduken nga qarkullimi.
 
“G.I. Joe: Retaliation” i përket asaj kategorie filmash që nxjerrin fitime të mëdha për Hollivudin duke tërhequr djemtë adoleshentë përmes aksionit, luftimeve dhe shpërthimeve.
Tim Gray është redaktor i revistës Variety që mbulon industrinë e argëtimit. Ai thotë se debati rreth dhunës ka ekzistuar që në kohën që u krijuqa revista para 100 vjetësh, e madje edhe më herët.

"Në fakt, fillon 2000 vjet më parë, nëse shohim tragjeditë greke. Po të kemi parasysh gladiatorët e Koloseut, kuptojmë se dhuna dhe argëtimi kanë qëndruar gjithmonë përkrah njëra-tjetrës, por tani është tepër e përhapur."

Kjo skenë e filmit “Psycho”, i regjizorit Alfred Hitchcock, ishte një segment i shkurtër i një filmi të krijuar me shumë kujdes, i cili mbështetej tek dialogu për të treguar historinë. Megjithatë, në vitin 1960, skenat ishin mjaft tronditëse për publikun.

Filmi i ardhshëm i regjizorit Silvester Stallone, “Bullet to the Head” përdor aksionin për të tërhequr vëmendjen e shikuesit.

“Pacific Rim”, një film fantastiko-shkencor mbi një pushtim prej jashtëtokësorëve, pritet gjithashtu të pëlqehet prej adoleshentëve.

Një producent, krijimet e të cilit përfshijnë edhe “Mean Streets” - një nga filmat e parë të regjizorit  Martin Scorsese - tani punon si analist i mediave.
Jonathan Taplin thotë se armët, shpërthimet dhe ndjekjet emocionuese ndonjëherë zëvendësojnë historitë e ndërtuara me kujdes.

"Filmat me aksion janë një nga gjërat që Hollywoodi bën mjaft mirë. Dhe nuk jam i sigurt nëse ata do të ishin në gjendje të tërhiqnin publikun adoleshent pa përdorimin e gjerë të dhunës në krijimet e tyre."

Wayne LaPierre, i Shoqatës Kombëtare të Armëve, fajëson videolojërat dhe filmat, si nxitëse të dhunës së vazhdueshme në botën reale. Ai kundërshton thirrjet për kontrolle më të rrepta të armëve.

Por shumë njerëz në botë shohin filmat e Hollywoodit pa shkaktuar probleme, thotë zoti Taplin.

" Në shumë vende të botës ku filmat e Hollivudit janë burim kryesor argëtimi nuk ndodhin vrasje masive të fëmijëve."

Megjithatë, zoti Taplin është i shqetësuar nga dhuna që gjendet në filmat amerikanë, sidomos ata të regjizorit Quentin Tarantino. Filmi i ri i tij, “Django Unchained”, tregon një histori rreth skllavërisë dhe ndëshkimeve në jugun amerikan para Luftës Civile.
Sulmi i kohëve të fundit në shkollën Sandy Hook ka bërë që shumë njerëz në Hollywood të ngrejnë pyetjen nëse autorët duhet të ulin përmbajtjen e dhunës në filma, thotë redaktori Tim Gray.

"Njerëzit janë duke folur për masakrën e Njutaunit, duke e konsideruar si pikë kthese që mund të sjellë ndryshime."

Por publiku i moshave të reja nuk po shfaq asnjë shenjë që të shprehë humbje të interesit ndaj filmave të dhunshëm.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
22.10.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Transplantimi i qelizave ndihmon të paralizuarin të ecë

Shpresa është që kjo procedurë të ndihmojë edhe njerëz të tjerë, por debatet mes shkencëtarëve nuk mungojnë
Më tepër

Kosova pranohet anëtare e ipërkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Kosova pritet të pranohet si anëtare e plotë në takimin e ardhshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që do të mbahet në muajin dhjetor në Monako
Më tepër

Kryeministrat Vuçiç dhe Rama komentojnë për vizitën e ardhshme

Vuçiç: Pres një vizitë të suksesshme. Rama: Duam marrëdhënie të besueshme
Më tepër

Incident me armë zjarri në parlamentin kanadez

Një roje nderi mbeti i vrarë; policia vazhdon kërkimet për autorët e incidentit në Otava të Kanadasë
Më tepër

Rama: aksion kundër vjedhjes së energjisë

Kryeministri paralajmëron një ndërhyrje të gjerë në të gjithë vendin me angazhimin e policisë. Afër 150 milion euro humbjet cdo vit nga vjedhjet
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • British Guardsmen form the honor guard during the ceremonial welcome ceremony for Singapore's President Tony Tan Keng Yam at the start of a state visit at Horse Guards Parade in central London.
  • Britain's Catherine, Duchess of Cambridge, left, and Prince William, Duke of Cambridge, attend the welcome ceremony for Singapore's President Tony Tan Keng Yam at Horse Guards Parade in central London.
  • Britain is facing strong winds and rain from the remnants of Hurricane Gonzalo, local media reported. Waves crash into the shoreline at Blackpool, northern England.
  • A woman poses for a photo with the paper fold umbrellas at the occupied area in Causeway Bay, a shopping district of Hong Kong.
  • Former Secretary of State Hillary Rodham Clinton, center, gathers with legislators for a photo after speaking at a fundraiser for Democratic congressional candidates in San Francisco, Oct. 20, 2014.
  • Oscar Pistorius, left front, greets family members as he is led out of court in Pretoria, South Africa. Pistorius received a five-year prison sentence for culpable homicide in the shooting death of his girlfriend.
  • A worker cleans the windows at the new headquarters of the European Central Bank during a media tour at the construction site in Frankfurt, Germany. The ECB is supposed to move into the building by the end of 2014.
  • Customers shop for lanterns at a Diwali market in Mumbai, Oct. 20, 2014. Hindus decorate their homes and places of worship with flowers and lights during Diwali, the Hindu festival of lights, which will be celebrated across the country on Thursday.
  • An Atlanta Hawks cheerleader preforms during the first half of an NBA pre-season basketball game against the Charlotte Hornets in Atlanta, Oct. 20, 2014.
  • A Palestinian boy looks at statues made of fiberglass and covered with clay by Palestinian artist Eyad Sabbah, which are depictions of Palestinians who fled their houses from Israeli shelling during the most recent conflict, in Gaza City.
  • A journalist tosses a balloon into the air as he poses for his TV crew (not pictured) amongst stands for balloons that will be used in the installation "Lichtgrenze" (Border of Light) at a warehouse in Berlin.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.