E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Babai i vajzës indiane, të publikohet emri

x
Madhësia e gërmave - +
Në Indi, babai i vajzës 23-vjeçare që u torturua dhe më pas vdiq nga plagët, thotë se ai dëshiron që të bëhet publik identiteti i vajzës së tij, në mënyrë që të marrin guxim edhe viktima të tjera të seksit.

Babai i vajzës indiane tha në një intervistë për gazetën britanike Sunday People se vajza a tij nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe se ajo kishte vdekur ndërsa përpiqej të mbrohej nga sulmuesit. Ai tha se ndjehet krenar për të dhe se duke bërë publik emrin e saj, ai shpreson që të marrin kurajo edhe vajza të tjera, të cilat kanë mundur t’i mbijetojnë sulmeve të ngjashme.

Krahas me protestat e shumta, masive në Indi, janë bërë edhe thirrje nga publiku që të bëhet publik identiteti i vajzës, si dhe është hedhur një propozim për hartimin e  një ligji të ri që të mbajë emrin e saj. Megjithatë, ligji indian ndalon nxjerrjen e identitetin të vikitimave të seksit, me synimin për mbrotjen e tyre nga stigma sociale që shoqëron përdhunimin.

Deri tani autoritetet kanë ngritur një aktpadi, ndaj njërës nga mediat, televizionit Zee, pas transmetimit të një interviste me një mikun e vajzës, i cili ishte me të gjatë sulmit, duke thënë se intervista mund të çojë në zbulimin  identitetit të viktimës.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive