E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Tjetër sulm me armë zjarri në SHBA

x
Madhësia e gërmave - +
Një tjetër sulm me armë ka ndodhur dje në Shtetet e Bashkuara, që ka lënë 4 viktima, mes tyre edhe personi i dyshuar si autor i sulmit.

Sulmi ndodhi në shtetin e Kolorados, vetëm 6 kilometra larg vendit kur korrikun e kaluar ndodhi incidenti me armë zjarri në Qendrën tregtare Aurora, ku u vranë 12 vetë dhe dhjetra të tjerë u plagosën në kinemanë që po shfaqej filmi “The Dark Knight Rises”.

Sulmi ndodhi brenda në një shtëpi, ku u gjetën të vrarë dy burra dhe një grua, si dhe personi që mendohet se kreu vrasjet. Një fqinj lajmëroi policinë, që qëlloi me armë zjarri, duke e vrarë autorin e sulmit. Nuk janë bërë të njohura motivet e këtij sulmi.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive