E dielë, 21 dhjetor, 2014

Lajme / Shëndetësi

Depresioni dimëror mbetet ende mister

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.

depress
depress
Astrit Lulushi

Një ndjenjë trishtimi vjen mbi njerëzit në fund të vjeshtës, së bashku me gjethet e fundit, ngricat e mëngjesit, dhe diellin që perëndon më herët çdo ditë. Disa mund të thonë se një çaj nxehtë dhe një pallto e ngrohtë mund të jenë të gjitha që nevojiten për të përballuar dimrin e ftohtë, por për shumë njerëz, dimër do të thotë depresion dhe melankoli.

Depresioni dimëror është ende një mister për shkencëtarët të cilët e studiojnë atë. Shumë gjëra të tilla si,  kimikate të trurit, jone të ajrit, dhe gjene të trupit duket se përfshihen. Por shkencëtarët janë të një mendimi se njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror – i njohur gjithashtu si “çrregullim emocional stinor”, kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
 

Shumë studime kanë treguar se njerëzit me çrregullim emocional stinor ndjehen më mirë pas ekspozimit në dritë. Kjo duket mjaft e thjeshtë; në zonat malore, ditët e dimrit janë më të shkurtra, kështu që njeriu ekspozohet më pak në diellit. Në këto raste ekspertët rekomandojnë dritën të artificiale për të zevendësuar dritën e diellit. Por të tjerë thonë se kjo është në fakt shumë më komplekse, pasi nuk është vetëm çështje e gjetjes së dritës, por edhe që drita të merret në kohën e duhur – dhe koha më e rëndësishme për të marrë dritë është në mëngjes.
 

Shkencëtarët mendojnë se çrregullim emocional stinor ndodh për shkak të një ndryshimi në mospërputhjen e orës së zakonëshme me orën e brendshme të trupit. Për shembull, ora në mur mund të thotë se është koha për të marrë dritë, por ora e brendshme e trupit thotë se është koha për pushim a gjumë.
 

Në shumë vende që respektojnë ndryshimin e orës (Kursimin e Kohës Ditore), mund të mendohet se duke kthyer akrepin një orë prapa, kjo do t’i keqësonte simptomat e çrregullimit emocional stinor, sepse dielli lind një një orë më herët. Por në fakt, studimet kanë treguar se ndodh e kundërta, pasi njeriu zgjohet para agimit dhe dielli nuk e gjen në shtrat.
 

Të tjera studime thonë se çrregullimi emocional stinor është kryesisht problem biologjik dhe nuk lidhet me kohën. Në Fairbanks të Alaskës, për shembull, gjatë dimrit, koha nga agimi në muzg zgjat vetëm 4 orë, dhe me kaq pak rreze dielli, duket sikur askush nuk mund t’i shpëtojë depresionit dimëror. Por të dhënat tregojnë se vetëm  rreth 9 për qind e banorëve në Fairbanks vuajnë nga çrregullim emocional stinor, dhe mendohet se është qëndrimi aktiv një kusht që i bën ata të shmangin depresionin në dimër. Shkencëtarë të tjerë ofrojnë shpjegime të mundshme se banorët në zona të ftohta mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të qenë më pak të ndjeshëm ndaj depresionit.
 

Shkencëtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor (SHBA),  kanë propozuar një shpjegim të ri për çrregullim emocional stinor, që mund të rrjedhë nga sasia e lartë e melatonin në tru (kur gjëndrat pompojnë shumë melatonin, njeriu ndjehet i përgjumur), dhe rekomandojnë që në rastet kur melatonin është fajtori kryesor, terapi të lehta me barna për kontrollin e nivelit të melatonin mund të jenë të efektshme.
 

Shkencëtarë të tjerë në Kanada, aktualisht, janë duke studiuar rolin e kimikateve të trurit si, serotonin dhe dopamine, të cilat dihen se ndërveprojnë me ritmin cirkadian që lidhet me orën biologjike.
 

Disa barna kundër depresionit si Prozac dhe Paxil përdoren për disa raste të çrregullimit emocional stinor, por këto janë parë si ilaçe tepë të forta dhe të panevojëshme për një çrregullim të tillë.
 

Terapia me jone negative është provuar si një mënyrë tjetër e re për të trajtuar çrregullimin emocional stinor. Kjo terapi përfshin drejtimin e një rryme jonesh të ngarkuara negativisht në shtratin e posaçëm të një pacienti. Zbulimi se densiteti i lartë i joneve negative (jo jonet të njëjta me ato të prodhuara nga filtrat e ajrit në shtëpi) ndihmon njerëzit me çrregullim emocional stinor, ndodhi aksidentalisht gjatë një studimi rreth diçkaje tjetër, dhe një studim i dytë, gjeti se kjo terapi është e dobishme.


Dihet se ajrit është plotë jone negative në pranverë, dhe jo në dimër. Por kjo nuk mund të shpjegojë se si punon terapia me jone. Deri tani një përgjigje nuk ka, por shkencëtarët janë të bindur se terapia me jone është e efektshme.

Vizitoni; http://astritlulushi.wordpress.com/

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.12.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Roli i Papës tek marrëveshja me Kubën

Marrëveshja e arritur me Kubën është një fitore e rëndësishme për inciativat diplomatike të Papës
Më tepër

Krishtlindjet në Los Anxheles

Los Anxhelosi njihet për motin e butë si në verë, edhe gjatë sezonit të Krishlindjeve.
Më tepër

Urdhërat e gjykatave për mbrojtjen e grave

Shumë nga zonjat e 3100 rasteve denoncojnë më shumë se 2 herë dhunën që pësojnë në familje, por rrethanat i detyrojnë të jetojnë përsëri me dhunuesit e tyre.
Më tepër

Gjon Marku, një fotograf koleksionist

Gjon Marku e ka shoqëruar pasionin e tij për fotografinë edhe me atë të koleksionimit të aparateve fotografikë, të cilët siç thotë ai, janë dëshmi e vetë historisë së fotografisë shqiptare.
Më tepër

Atmosfera e festave në jug të Shqipërisë

Atmosfera e Festave të fundvitit po ndihet në Jug të Shqipërisë në mjaft aktivitete që organizohen si nga njësitë vendore, por edhe institucionet.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Javier Yanez stands on his balcony where he hung a U.S. and Cuban flag in Old Havana Cuba. After the surprise announcement on Wednesday of the restoration of diplomatic ties between Cuba and the U.S., many Cubans expressed hope that it will mean greater access to jobs and lift their struggling economy.
  • A Pakistani legislator places flowers at a memorial in Islamabad for the children and teachers killed by Taliban militants in army-run school in Peshawar on Tuesday.
  • Supporters of the Gulen movement wave Turkish flags as they gather outside the Justice Palace in Istanbul. A Turkish court kept a media executive and three other people in custody on Friday pending trial on accusations of belonging to a terrorist group, in a case which President Tayyip Erdogan has defended as a response to "dirty operations" by his enemies.
  • A young Indian hawker, selling Santa Claus hats and masks at a traffic junction, takes a break from work in Bangalore. Despite Christians forming only a little over two percent of the billion-plus population in India, with Hindus comprising the majority, Christmas is celebrated with fanfare and zeal throughout the country.
  • Israeli border police detain a Palestinian protester following a prayer for Palestinian Cabinet minister Ziad Abu Ain, who collapsed shortly after a protest on Dec. 10 in the West Bank village of Turmus Aya, as they clash with the troops near the village outside of Ramallah.
  • Fishermen look at Mount Gamalama as it spews ash into the air during an eruption at Ternate, Maluku island. Indonesia temporarily closed a domestic airport after a volcano in the country's east erupted, spewing plumes of ash hundreds of meters into the air.
  • Teachers and students stand in a lotus flower formation to mark the 15th anniversary of the return of the Macau Special Administrative Region to China at a primary school in Lianyungang, east China's Jiangsu province. Chinese President Xi Jinping visited Macau for the anniversary.
  • Three of four newly-born cheetah quadruplets rest at their enclosure in Prague's zoo, in the Czech Republic. The four cubs were born on Nov. 21, 2014. Scientists say every cheetah cub is critical to saving the species, which is threatened with extinction in the wild.
  • Waves hit an Indonesian tanker that ran aground near Narathiwat in southern Thailand. The tanker, loaded with palm oil and previously hijacked by its crew members and then seized by Thai authorities, was anchored some 400 meters from the beach but strong wind and waves broke it free.
  • The illuminated Christmas tree is seen in the old city in Kaunas, Lithuania.
  • Window cleaners dressed as horse and sheep zodiac animals clean the glass exterior of a hotel in Tokyo. During the year-end "zodiac" hand-over event, the outgoing Year of Horse handed a window wiper to the successor Year of Sheep.
  • A spectator with a head ornament watches a match during the fifth and final day-night international match between Pakistan and New Zealand at the Zayed International Cricket Stadium in Abu Dhabi, UAE.
  • A picture taken Friday from the top of al-Hamra Tower shows a view of Kuwait City at sunset. The tower is the tallest skyscraper in Kuwait and one of the top 10 tallest towers in the world.
  • People walk in a shopping mall decorated with Christmas lights in Berlin, Germany.

Interaktive