E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Bota

SHBA: Presidenti sirian e ka humbur legjitimitetin

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Nuland tha se z. Asad propozon dialogun, ndërkohë që nxit tensionet sektare dhe vret popullin e vet.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland
Madhësia e gërmave - +
Shtetet e Bashkuara thonë se plani i presidenti sirian Bashar al-Asad për një konferencë të pajtimit kombëtar tregon se ai është shkëputur nga realiteti dhe po bën përpjekje për të qëndruar në pushtet.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland tha në deklaratën e saj, pas një fjalimi të rrallë nga z Asad të dielën, se udhëheqësi sirian ka humbur legjitimitetin. Ajo përsëriti thirrjet që ai të japë dorëheqjen, duke thënë se zoti Asad është duke propozuar dialogun, ndërkohë që qeveria e tij është duke nxitur qëllimisht tensionet sektare dhe duke vrarë popullin e vet.

Në fjalimin e tij të parë publik që nga qershori, zoti Asad bëri thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit në vend. Ai i tha se Siria është në luftë me armiqtë e saj, por mohoi ekzistencën e një revolucioni popullor.

Zoti Asad u kërkoi fuqive perëndimore dhe rajonale që të ndalin fondet për armatosjen e kryengritësve sirianë, duke përsëritur thëniet e tij të mëparëshme se luftëtarët janë terroristë të al-Kaidës kërkojnë të copëtojnë Sirinë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Besim nga: Kosove
08.01.2013 18:53
Nuk e kom te kjarte, SHBA-t po ndihmojn ne rrzimit te disa rezhimeve laike ne shtetet arabe, por pas tyne ne pushtet po vin forca extreme fetare e bile edhe terroriste e perkrahese te al kaides.


nga: Mirditori
08.01.2013 14:36
Me ridhzedhje e presidentit aktual U.S.A esht dobesuar, si-superfuqi, ne arenen ndekometare, ruset po e sfidojn gjthinje e ma teper, s'esht, B. al-Asadi ma i keq si disa president te zdhgjedhur nga t'ashtiqujtura pranvera arabe.


nga: Anonim
08.01.2013 08:22
Al Assad ka humbur legjimitetin per te Qeverisur Sirine ku ka shkaketuar nje lufte civile ku jane vrare 50.000 siriane dhe 500.000 siriane refugjate ne vendet e rajonit.Al Assad duhet te perfundoje si Gadafi ,koha per veprim..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive