E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Në Hagë rifillon gjyqi kundër Goran Haxhiçit

Ish-udhëheqësi i serbëve të Kroacisë akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

GORAN
GORAN
Madhësia e gërmave - +
Gjyqi i ish-udhëheqësit të serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç, rifilloi të hënën në Hagë. Ai është një ndër zyrtarët kryesorë që po gjykohet në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, për krimet e kryera gjatë luftrave ballkanike.

Gjykata e Hagës rihapi procesin kundër të dyshuarit Goran Haxhiç, i cili udhëhoqi kryengritjen e serbëve të Kroacisë, kur Kroacia u shkëput nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.
 
Si president i të vetë-shpallurit mini-shtet serb në Kroaci, Republikës serbe të Krajinës, Haxhiç akuzohet se mbikqyri krime të tilla si vrasje dhe persekutime në banorëve jo-serbë. Ai akuzohet gjithashtu se ka mbikqyrur qendra burgosjeje, ku u kryen tortura, rrahje dhe vrasje të civilëve dhe të të ndaluarve të tjerë.
 
Haxhiç akuzohet se ka udhëhequr dëbimin me forcë të dhjetëra mijëra banorëve jo-serbë nga Krajina gjatë konfliktit nga viti 1991-1995. Ai u kap në vitin 2011 pranë Beogradit pas tetë vjetësh në arrati.  

Megjithëse Haxhiç përballet me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, prokurorët përmendën në veçanti vrasjen e pacientëve në një prej masakrave më të shëmtuara të konfliktit në Kroaci. Sipas palës akuzuese, forcat serbe nën komandën e Haxhiçit, morën rreth 260 vetë të përkatësisë etnike jo-serbe nga spitali i Vukovarit, pas një rrethimi tre mujor të qytetit. 

Prokurori i Hagës Matthew Gillett tha se pjesa më e madhe e djemve dhe burrave u masakruan në nëntor 1991, në një fermë në Ovcara, pranë Vukovarit.

 “Pak a shumë është bindja e përgjithshme, se 194 viktimat e përmendura në dokument, në paragrafin 32 të akt-padisë, të vrarë në Ovcara – ishin në gjendje arresti kur u vranë, më pas u vendosën në një varr masiv në Ovcara. Ky varr ka qenë nën mbrojtjen e personelit të OKB-së dhe nxjerrja e trupave dhe autopsitë u kryen nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e autoriteteve kroate dhe jugosllave ishin të pranishëm”.

Specialisti kroat i mjekësisë ligjore Davor Strinoviç ka zhvilluar hetime mbi masakrën. Dr. Strinoviç tha se viktima më e re e zbuluar deri tani ishte një 16-vjeçar, ndërsa më i moshuari ishte 72 vjeç.

Dr. Strinoviç tha përmes një përkthyesi se identifikimi i mbi 200 viktimave të spitalit të Vukovarit ka qenë i vështirë:

"Po përpiqemi dhe jemi përpjekur që në fillim të gjejmë personat në listë. Por nuk kemi arritur sukses në të gjitha rastet. Sipas mjekut ligjor, së paku në një prej këtyre rasteve, familjarët e kishin të vështirë t’ia përmendnin emrin viktimës”.

Nëse shpallet fajtor, Haxhiç mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Procesi gjyqësor rifilloi vetëm disa ditë para hapjes së gjyqit kundër ish-komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Ai akuzohet për krime lufte, ndër të cilat përfshirjen në masakrën e 8000 burrave dhe djemve nga forcat e tij në Srebrenicë në vitin 1995.
Gjykata e Hagës është nën presion për të mbyllur proceset. Ky institucion ka mbyllur zyrat lokale në Kroaci dhe Kosovë, por vazhdon aktivitetin në Serbi dhe Bosnje.
Rusia dhe Serbia e kanë kritikuar ashpër Gjykatën e Hagës, duke e akuzuar për qëndrim të njëanshëm kundër serbëve, pas vendimit për të liruar dy generalë kroatë dhe luftëtarin e UÇK-së Ramush Haradinaj.

Gjykata parashikon të përfundojë apelet e fundit brenda vitit 2016. Nëse do të ketë çështje të tjera që shfaqen pas atij viti, gjykimet do të zhvillohen në vendet përkatëse ku u kryen aktet.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
09.01.2013 14:17
Shihni me kujdes shikimet e tij tinzare,masakruese te popujve te tjere jo serbe.!Edhe pse kane masakruar me dhjetra mijera qytetare te pafajshem,vetem pse ishin jo serbe,perseri Serbia dhe Rusia,guxojne me paturpesi te akuzojne gjykaten e Hages per njeaneshmeri, e mundohen te hedhin balte e lume-akuzash mbi viktimat.! Paguajne edhe njeres pervers si Karla del Ponte apo Dik Marti,per te shpifur se shqiptaret jane bere trafikante te organeve te serbeve..!
Mendoni se cfar kane bere ndaj shqiptareve serbet ne mbi 100 vitet e fundit. Por drejtesia ne demokraci vonon por nuk harron,megjithese populli thote: edhe e drejta ka nevoje per ndihme..! Ing. Ahmeti.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Apple:kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara

Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave
Më tepër

Në Moore, Oklahoma, vazhdojnë operacionet kërkim-shpëtim

Shefi i zjarrfikësve të qytetit thotë se punëtorët e emergjencës nuk do të ndalen në kërkim për të mbijetuarit dhe planifikojnë për të shkuar nëpër rrënojat e çdo ndërtesë të paktën tre herë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive