E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

Vazhdojnë ndryshimet në kabinetin Obama

Ndryshimet në administratë gjatë mandatit të dytë të një presidenti janë mjaft të zakonshme në SHBA.

White House
White House
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama është duke u thënë lamtumirë shumë anëtarëve kyç të administratës, dhe po shton fytyra të reja në listën e kabinetit ndërsa përgatitet për mandatin e dytë të tij katër-vjeçar.

Presidenti Obama ka emëruar tashmë senatorin demokrat dhe ish-kandidatin presidencial John Kerry si sekretar të tij të ri të shtetit për të zëvendësuar Hillary Clinton. Dhe në një lëvizje të diskutueshme, ai caktoi ish-senatorin republikan Chuck Hagel të zevendësojë Leon Panetën si sekretar të mbrojtjes.

Poste të tjera për t'u plotësuar përfshijnë atë të sekretarit të Tregtisë, sekretarit të Thesarit dhe kreun e Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Presidenti Obama ka emëruar gjithashtu si drejtor të Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA) krye-këshilltarin e tij për çështje të kundër terrorizmit Xhon Brenan, pasi ish kreu i CIA-s, David Petraeus dha dorëheqjen vitin e kaluar për shkak të një çështje jashtëmartesore.

Ndryshimet në administratë gjatë mandatit të dytë të një presidenti janë mjaft të zakonshme në SHBA.  Kur George  W. Bush, paraardhësi i zotit Obama,  u rizgjodh në vitin 2004, ai zëvendësoi të paktën tetë drejtues kabinetesh.

Zoti Obama do të bëjë betimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Përderisa kjo datë  është ditë e dielë, përurimi i tij publik do të mbahet më 21 Janar.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive