Lidhje

Lance Armstrong, intervistë për Oprah Winfrey-n


Çiklisti amerikan Lance Armstrong, i cili u ndëshkua që të mos lejohet më të marrë më pjesë në garat e çiklizimit, për shkak të përdorimit të drogave që simulojnë aftësitë fizike, pritet të flasë për akuzat që i janë bërë në një intervistë me personalitetin e televizionit amerikan Oprah Winfrey.

Intervista do të transmetohet në televizionin privat të Winfrey-t më 17 janar dhe do të jetë e para që jep çiklisti amerikan që nga koha kur ju ndalua të marrë pjesë në gara dhe ju hoqën vitin e kaluar të 7 titujt si fituesi i Turit të Francës.

Në një deklaratë, rrjeti televiziv tha se “Armstrong do të flasë mbi skandalin e dopingut, si dhe lidhur me akzuat se ka gënjyer lidhur me përdorimin e drogave që simuojnë aftësitë fizike gjatë gjithë karrierës së tij. Armstrong i ka mohuar gjithmonë me forcë akuzat për doping dhe asnjëherë nuk ka rezultuar pozitiv për përdorimin e drogave kur i janë bërë analizat.

Gazeta “The New York Times” njoftoi të shtunën se 41-vjeçari Armstrong i ka thënë njerëzve të afërt me të dhe zyrtarëve kundër dopingut se po shqyrton mundësinë e pranimit të akuzave për përdorimin e drogave të ndaluara.
XS
SM
MD
LG