E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Maqedoni, Lidhja Social Demokrate vendos kushte

x
Madhësia e gërmave - +
Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase, ka bërë të ditura kushtet për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të muajit mars.
 
Partia kërkon që një qeveri teknike të organizojë zgjedhjet, të emërohen ministra të rinj të Drejtësisë, të Punëve të Brendshme dhe të Financave, njerëz me besueshmëri, siç është shprehur drejtuesi opozitar Branko Cërvenkovski në një konferencë për median, ndërkohë që kërkohet edhe emërimi i një drejtori të ri i Radio-Televizionit publik  maqedonas, i cili do të kishte besimin edhe të pushtetit edhe të opozitës. Këto janë tre kushtet kyçe për pjesëmarrjen e Lidhjes Social Demokrate në zghjedhjet vendore të cilat, sipas të gjitha gjasave, do të mbahen më 24 mars të këtij viti.
 
Zoti Cërvenkovski poashtu është shprehur se legjitimiteti i humbur i Parlamentit mund të kthehet vetëm përmes zgjedhjeve të parakoëshme parlamentare. Nëse nuk plotësohen kërkesat, opozita maqedonase do të vazhdojë mosbindjen qytetare dhe protestat në rrugë.
Tensionet midis partive maqedonase u ngritën më 24 dhjetor kur shërbimi i siguritimit të Parlamentit i dëboi me forcë nga salla e Parlamentit deputetët opozitarë maqedonas, gjatë seancës për miratimin e buxhetit të këtij viti.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

OKB: Numër rekord refugjatësh

UNHCR thotë se numri i refugjatëve, apo i njerëzve të zhvendosur brenda vendit në vitin 2012, ishte më i larti që nga viti 1994.
Më tepër

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Shkak: bisedimet e propozuara amerikane me talebanët
Më tepër

Jep dorëheqjen i dërguari i Kosovës në Beograd

Lulzim Peci tha se dorëheqja pasoi mospajtimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive