E martë, 02 shtator, 2014

Lajme / Kulturë

Filmi “Skuadra e gangsterëve” në kinema

x
Më 11 janar nisi shfaqjen në kinematë amerikane filmi “Skuadra e gangsterëve”.  Në këtë film interpretojnë Sean Penn, Emma Stone dhe Ryan Gosling.  Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të një skuadre policore në fund të viteve 1950 në Shtetet e Bashkuara e cila u vu në ndjekje të banditit famëkeq Micky Cohen.                 

Në filmin “Skuadra e gangsterëve”, aktori Sean Penn interpreton me partnerin e tij të filmit “Milk”.  Bashkë me ta në film interpretojnë edhe aktorët Ryan Gosling  dhe Emma Stone.

Filmi mbështetet në historinë e një skuadre sekrete në Departamentin e Policisë në Los Angelos, e cila u përpoq të ndalte aktivitetin krimial të gangsterit Micky Cohen në fund të viteve 1940 e fillim të viteve ’50.

Josh Brolin interpeton shefin e skuadrës policore, John O’Mara:

“Mendoj se është një vështrim më romantik krahasuar me atë që ka ndodhur atëherë. Filmi bazohet në një histori të vërtetë. Mickey Cohen ka ekzistuar, edhe John O’Mara ka ekzistuar. Shumë prej personazheve janë persona të vërtetë, një pjesë të të cilëve i kam takuar. Ata janë njerëz me integritet, dhe shumë të tërhequr. Ata u përpoqën që ta sillnin qytetin e tyre në qetësinë që kishte përpara Luftës së Dytë Botërore dhe mendoj se ia dolën me sukses”.

Emma Stone interpreton në film Grace Farady-in, ish të dashurën e Mickey Cohen-it, e cila shoqërohet me togerin e policisë Jerry Wooters që interpretohet nga Ryan Gosling. Ata të dy kanë një prej skenave më të spikatura të filmit, kur takohen  në një bar.

“Jam shumë e kënaqur që pata një rol e një skenë të tillë me Ryanin pasi e kemi patur një përvojë të tillë sëbashku në fimin “Crazy, Stupid, Love”.”
Gjithashtu Emma Stone tregon se asnjë nga veshjet e saj rrezëllitëse në sheshin e xhirimeve, nuk mund t’i veshë në jetën e përditshme,  jo vetëm sepse janë jashtë kohe, por sepse nuk janë për përmasat e saj.  Stilistët e filmit kishin modifikuar fustanet për të treguar edhe më shumë karakterin e personazhit që ajo luan në këtë film.
Ndërsa për aktorin Ryan Gosling, interpretmi me Ema Stone ishte i ndryshëm nga bashkëpunimi i tyre i parë.

“Në filmin e parë ishim më të çlirët dhe menduam se kështu do të ishte edhe në këtë film. Por në fakt kuptuam se ky ishte një film serioz dhe nuk mund të silleshim e interpretonim në të njëjtën mënyrë, dhe kjo nuk ishte e lehtë, pasi ne jemi mësuar që të sillemi si një çift mistrec me njëri-tjetrin”.

Në filmin ku interpretojnë aktorët Nick Nolte, Anthony Mackie dhe Giovanni Ribisi, trajtohet mënyra se si oficerët e të quajturës “Skuadra e gangsterëve” përpiqen që t’i afrohen Micky Cohenit.

“Mjafton të shohësh Sean Penn e të kuptosh se çfarë po ndodh. Është një shoqëri kapitaliste dhe ai përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum mundësitë për të arritur atë që do. Nga ana tjetër veprimet e “Skuadrës së Gangsterëve” nuk janë të shumë rregullta, por ato kryhen për t’iu afruar sa më shumë gangsterit Micky Cohen”.
Një prej skenave më domethënëse të filmit, një shkëmbim i ashpër zjarri mes policisë dhe bandës së Micky Cohenit në ambjentet e Bulevardit të famës në Hollivud, e realizuar me përpikmëri si 60 vite më parë,  është hequr në versionin përfundimtar nga regjizori i filmit Ruben Fleicher, duke patur parasysh incidentet e kohëve të fundit me armë zjarri në Amerikë.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Ukraina njofton për praninë e trupave ruse

Një zyrtar ukrainas tha sot se trupat ruse janë parë në dhjetë pika të ndryshme në Ukrainën lindore, përfshirë dy qytete të rëndësishme
Më tepër

Një tjetër amerikan duket se është ekzekutuar nga ISIS

Grupi ekstremist Shteti Islamik nxori një video ku duket se tregon ekzekutimin e gazetarit tjetër Steven Sotloff
Më tepër

Bushati: Shqipëria po e lufton fenomenin e luftëtarëve të huaj

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria po bashkëpunon me vendet partnere për të izoluar luftëtarët e angazhuar në Siri dhe Irak në emër të ashtuquajturit Shtet islamik
Më tepër

Misteret e brezit Van Allen

Brezi Van Allen është një fushë elektromagnetike e përbërë nga protone dhe elektrone që rrethon Tokën
Më tepër

Anëtarët e Këshillit të BSH në parlament

Nisin nesër seancat dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Prej ditës së premte ata do të paraqiten për t’u marrë në pyetje edhe nga Prokuroria
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Sadhu or a Hindu holy man smokes a chillum (pipe) at Pushkar in the desert Indian state of Rajasthan.
  • May Myat Noe, Myanmar's first international beauty queen, winner of the 2014 Miss Asia Pacific World, sits with her crown that she allegedly ran away with, during a press conference in Yangon. The dethroned beauty queen said she won't return her $100,000 worth crown until the pageant's organizers apologize for calling her a liar and a thief.
  • Paragliders take to the skies on the slopes of Cape Town's iconic Table Mountain, South Africa.
  • A sculpture of a giant hippopotamus, "HippopoThames", built by artist Florentjin Hofman is towed up the Thames past the Houses of Parliament in central London.
  • People on electric bikes cross a busy traffic intersection on a rainy day on Chang'an Avenue in Beijing, China.
  • A close up of lava from an eruption of Holuhraun, northwest of the Dyngjujoekull glacier in Iceland, Aug. 1, 2014.
  • Landscapers trim grass in front of Dutch artist Florentijn Hofman's latest creation, a 25-meter (82 feets) white rabbit, as it leans up against an old aircraft hangar as part of the Taoyuan Land Art Festival in Taoyuan, Taiwan.
  • Performers from the Cirque du Soleil pose for photographers during a press call to promote their forthcoming show 'Kooza', outside the Royal Albert Hall in central London.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.