E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Bota

Avionët francez bombardojnë pozicionet e rebelëve në Mali

France Mali FightingFrance Mali Fighting
x
France Mali Fighting
France Mali Fighting
Madhësia e gërmave - +
Presidenti francez François Hollande urdhëroi sot ngritjen e nivelit të kërcënimeve terroriste brenda vendit, pas ndërhyrjes ushtarake të vendit në Mali dhe në Somali.

Ai premtoi se do t’i shtojë masat e sigurisë në ndërtesat publike dhe në rrjetet e transportit. Avionët luftarakë  dhe trupat franceze janë duke ndihmuar forcat qeveritare në Mali, që po luftojnë kundër ofensivës së ekstremistëve islamikë, ndërsa në Somali, komandot franceze kryen një sulm, i cili dështoi, për shpëtimin e një agjenit të zbulimit, i cili mbahej peng në Somali që prej tre vjetësh.

Ky operacion përfundoi me vrasjen e agjentit. Presidenti francez tha se trupat franceze ishin ndërhyrë në Mali me kërkesën e presidentit të këtij vendi, për ta ndihmuar qeverinë në luftën kundër agresionit terrorist që kërcënon mbarë Afrikën Perëndimore.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Patriot
14.01.2013 09:15
Lufta ndaj c'do ekstremizmi dhe sidomos ndaj ekstremizmit islamik,eshte ndergjegje njerezore qytetare e popujve ne liri,qe kontribuojne ne mbeshtejte te popujve qe perpiqen dhe luftojne te shijojne e gezojne lirine e shume enderruar e te sakrifikuar ne vite.
Frances i uroj suksese te njepasnjeshme ne betejat e saj kunder ekstremizmit islamik dhe te c'do ngjyre qofte.
Frika ndaj ekstremizmit,apo indiferentizmi ndaj krimeve te saj,eshte nje grusht ndaj vetes,familjes dhe shoqerise ne progres.
Ekstremizmi si fara me e keqe e njerezve te ligj , duhet luftuar me cdo menyre e pa kompromis,qe bota te jetoje e lire dhe ne paqe.


nga: Anonim
13.01.2013 20:03
Nderhyrja ushtarake Franceze ne Mali per te mbrojtur forcat Qeveritaret te Malit nga sulmet ekstremisteve islamike.por kjo eshte thike me dy presa sepse ekstremistet islamike mund te godasin dhe Francen sepse popullsia franceze eshte aktualisht rreth 40% me popullsi afrikanoveriore dhe ne vend te pare jane algjerianet ,shtimi i kesaj popullsie eshte ne progresion gjeometrik me popullsine franceze......

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive